-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
SULWHASOO Concentrated Ginseng Renewing Cream Ex
35,000.00 ALL
Çmimi për njesi / perPorosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 03 dhe Prill 04.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
Një krem i fuqishëm anti-moshë që përmban teknologjinë e markës luksoze SULWHASOO! Është cilësuar dhe renditur si kremi nr.1 për efektet anti-rrudhë! Në KORAL SECRETS vjen variant i përmirësuar me veti akoma më të fuqishme: SULWHASOO Concentrated Ginseng Renewing Cream Ex, duke i ofruar lëkurës rigjenerim dhe forcim! Përbërësi kryesor është ginseng-u i kuq korean i ardhur në një kombinim të patentuar, që quhet GINSENOMICS™. Kjo teknologji është e fuqishme sepse tipologjia e ginsengut të përdorur, është shumë e rrallë: Ginseng Saponin (CK) me veti 6000 herë më të fuqishme, pikërisht për të prodhuar formulimin e patentuar GINSENOMICS™. Kjo formulë është rezultati i 50 viteve punë kërkimore mbi vetitë kurative të bimës Ginseng. Ky krem, falë kësaj bime, ka veti antioksiduese dhe hidratuese që e bëjnë lëkurën të ruajë lagështinë e saj natyrale dhe të ketë një barrierë të fortë. Konsistenca e tij është kremoze dhe e ushqen, por pa e rënduar lëkurën. Nuk mund të harrojmë pa përmendur vetitë e tij të fuqishme kundër shenjave të moshës. SULWHASOO Concentrated Ginseng Renewing Cream Ex lufton formimin e vijave të lehta dhe të rrudhave më të thella të krijuara me kalimin e viteve. Konsiderohet një nga produktet më të mira kundër plakjes.
*Shënim: Për blerje të produkteve të markës SULWHASOO, nuk përfitohen pikë në Programin e Besnikërisë, por mund të aplikohen në të kuponat e uljes.
*60ml
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
Compound K: përzierje elementesh të ekstraktuara nga bima e Ginseng-ut të kuq korean (e patentuar nga Sulwhasoo)
Lista e plotë e përbërësve
Water / Aqua / Eau, Butylene Glycol, Dimethicone, Glycerin, Triethylhexanoin, Squalane, Hydrogenated Polyisobutene, 1,2- Hexanediol, Vinyl Dimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Cetearyl Olivate, Cetearyl Alcohol, Methoxy Peg-114/Polyepsilon Caprolactone, Sorbitan Olivate, Glyceryl Stearate, Stearic Acid, Palmitic Acid, Arachidyl Alcohol, Behenyl Alcohol, Fragrance / Parfum, Hydrolyzed Ginseng Saponins (Enzyme-Treated Red Ginseng Saponins), Glyceryl Caprylate, Arachidyl Glucoside, Phenoxyethanol, Sorbitan Isostearate, Polysorbate 60, Ethylhexylglycerin, Disodium Edta, Sodium Stearoyl Glutamate, Linalool, Panax Ginseng Root Extract, Dextrin, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Sodium Chloride, Honey / Mel / Miel, Limonene, Hydrogenated Lecithin, Rehmannia Glutinosa Root Extract, Panax Ginseng Flower Extract, Paeonia Lactiflora Root Extract, Lilium Candidum Bulb Extract, Polygonatum Odoratum Rhizome Extract, Myristic Acid, Arachidic Acid, Glucose, Nelumbo Nucifera Flower Extract, Phytosphingosine, Sodium Polyaspartate, Caprylyl Glycol, Tocopherol, Sodium Methyl Stearoyl Taurate, Acetyl Heptapeptide-4, Acetyl Hexapeptide-8, Sodium Hydroxide, Acetyl Octapeptide-3
Marka prestigjoze SULWHASOO u krijua në vitin 1966 nga z.Suh Sung-whan. Themeluesi u njoh me rëndësinë e bimëve medicinale koreane gjatë fëmijërisë, teksa ndihmonte nënën e tij në biznesin e vajit esencial të bimës Camellia, e më pas gjatë viteve që kaloi në Universitetin e Mjekësisë Orientale Kyunghee, duke zhvilluar kërkime shkencore mbi krijimin e formulimeve sa më inovative. Pikërisht në filozofinë e markës së tij, shprehet dashuria dhe përkushtimi ndaj këtyre bimëve mrekullibërëse. Për SULWHASOO-n, bukuria ideale qëndron në mjekësinë bimore koreane e frymëzuar nga urtësia aziatike. Fokusi i produkteve të saj luksoze nuk është vetëm në trajtimin e shenjave të dukshme, por edhe në gjetjen dhe adresimin e shkaqeve të problematikave të shfaqura në lëkurë. Ndryshe nga kompanitë e tjera koreane të bukurisë, SULWHASOO i mbetet besnik produkteve të tij tradicionale dhe sjell gjatë gjithë kohës versione të përmirësuara të formulimeve. Shembujt më të mirë që përcjellin këtë qasje janë "First Care Activating Serum" që zhvillohet për më shumë se 20 vjet dhe linja "Concentrated Ginseng EX" që përmirësohet prej më shumë se gjysmë shekulli.
Shpërndani
35,000.00 ALL
Çmimi për njesi / perRRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE