SOME BY MI V10 Hyal Hydra Capsule Sunscreen

2,300.00 ALL 1,400.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Mars 15 dhe Mars 16.

SOME BY MI V10 Hyal Hydra Capsule Sunscreen është një krem mbrojtës ndaj diellit me formulë të avancuar, i cili ofron mbrojtje të lartë ndaj rrezeve UV. Ky produkt përmban filtra kimikë të fuqishëm që mbrojnë lëkurën nga dëmtimet e shkaktuara nga rrezet UVA dhe UVB, me SPF50+ PA++++, duke siguruar mbrojtje të përqendruar dhe të qëndrueshme gjatë gjithë ditës. Formulimi i tij është pasuruar me kompleksin e patentuar V10 Hyal, një kombinim i dhjetë llojeve të ndryshme vitaminash dhe acidit hialuronik, që ndihmojnë në hidrimin dhe rigjenerimin e lëkurës. Acidi hialuronik ofron lagështi thelbësore, ndërsa vitaminat, si A, C, E, B5 dhe B12, ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm të lëkurës dhe reduktimin e shenjave të moshës. Po ashtu, ky krem është i pasuruar me ekstrakte të vitaminës C dhe limonit, të njohura për efektet e tyre antioksiduese dhe depigmentuese, që ndihmojnë në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe zbehjen e hiperpigmentimit. E përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës, kryesisht të yndyrshme si edhe atë sensitive. 

Formula e tij është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale dhe vajra esencialë.

*50ml

Shpërndani