SOME BY MI V10 Hyal Antioxidant Sunscreen SPF50+ PA++++, është krem mbrojtës ndaj diellit, i formuluar me filtra mineral fizik (titanium dioxide), për të cilin lëkura mund të mbrohet maksimalisht. Formulimi i tij, me kompleksin e patentuar V10 Hyal, që përbëhet nga dhjetë lloje të ndryshme vitaminash dhe acid hialuronik do të rikthejë lagështinë e lëkurës, duke ofruar mbrojtje të fuqishme SPF50+ PA++++ kundër rrezeve UV. Gjithashtu, formulimi me ekstrakt të vitaminës C, ky krem do t’i dhurojë lëkurës suaj një pamje plot rrezatim, duke ndihmuar në zbehjen e hiperpigmentimit dhe mbajtjen në kontroll të sebumit. Konsistenca e tij vjen e lehtë, dhe duke e përhapur mirë me duar nuk arrin të dallohet asnjë njollë e bardhë nga filtrat fizik. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës kryesisht atë sensitive dhe të yndyrshme.

Formula e tij është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale dhe vajra esencialë. 


*50ml

Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit "magjik"

V10 Hyal, titanium dioxide

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dibutyl Adipate, Butyloctyl Salicylate, Alcohol, Titanium Dioxide (CI 77891), Phenethyl Benzoate, Isononyl Isononanoate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Diphenylsiloxy Phenyl Trimethicone, Niacinamide, Polyglyceryl-6 Stearate, Polymethylsilsesquioxane, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Ethylhexyl Triazone, Polysilicone-15, Sodium Acrylates Crosspolymer-2, Terephthalylidene Dicamphor Sulfonic Acid, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Pentylene Glycol, Potassium Cetyl Phosphate, Polyhydroxystearic Acid, Sorbitan Sesquioleate, Tromethamine, Aluminum Hydroxide, Hydroxyacetophenone, Stearic Acid, Isododecane, Octyldodecanol, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyglyceryl-6 Behenate, Sodium Hyaluronate, Fragrance, Glycerin, Polyglyceryl-4 Isostearate, Polyglyceryl-2 Dipolyhydroxystearate, Sodium Polyacrylate, Isopropyl Titanium Triisostearate, Adenosine, Limonene, Sodium Phytate, Hydroxypropyl Cyclodextrin, Tocopherol, Linalool, 7-Dehydrocholesterol, Biotin, Glutathione, 4-Terpineol, Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin, Polyglyceryl-10 Diisostearate, Linoleic Acid, Ceramide NP, Bioflavonoids, Cyanocobalamin, Menadione, Retinol, Hyaluronic Acid, Ethylhexylglycerin, Ascorbic Acid

SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.

 

SOME BY MI V10 Hyal Antioxidant Sunscreen SPF50+ PA++++

1,500 ALL 2,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI