-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
SKIN1004 Madagascar Centella Hyalu-Cica Water Sun Serum SPF50+ PA++++
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Mars 14 dhe Mars 15.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
SKIN1004 Hyalu-Cica Water Sun Serum SPF50+ PA++++, pjesë e linjës Madagascar Centella është një krem dielli me filtra kimikë që ofron mbrojtje të nevojshme për lëkurën tuaj duke ndihmuar gjithashtu në qetësimin e saj. Formula e tij e pasur përfshin Centella Asiatica, e njohur për efektet e saj të mrekullueshme në lëkurë, që qetësojnë irritimet dhe skuqjet e shkaktuara nga rrezet dëmtuese të diellit dhe agresorët e tjerë të jashtëm. Përmban gjithashtu Kompleksin Baby Green™, i cili ka efekte antioksiduese, si dhe acid hialuronik me peshë molekulare të ulët për të siguruar hidratim të thellë për lëkurën. Përveç kësaj, niacinamide (Vitamina B3) dhe ekstrakti i gjethes së çajit jeshil (Camellia Sinensis) ndihmojnë në qetësimin e akneve dhe zvogëlimin e inflamacionit. Ka konsistencë të lehtë, por në të njëjtën kohë është hidratues mjaftueshëm, duke mos e rënduar aspak lëkurën.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: paraben, silikon, sulfate, fragranca artificiale & natyrale, vajra artificial & natyral.
*50ml
Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit "magjik"
Centella Asiatica, Baby Green™, acid hialuronik, niacinamide (Vitamina B3) dhe ekstrakti i gjethes së çajit jeshil (Camellia Sinensis)
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dibutyl Adipate, Propanediol, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Polymethylsilsesquioxane, Ethylhexyl Triazone, Niacinamide, Methylene Bis-Benzotriazolyl Tetramethylbutylphenol, Coco-Caprylate/Caprate, Caprylyl Methicone, Diethylhexyl Butamido Triazone, Glycerin, 1,2-Hexanediol , Butylene Glycol, Pentylene Glycol, Behenyl Alcohol, Poly C10-30 Alkyl Acrylate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Decyl Glucoside, Tromethamine, Carbomer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Sodium Stearoyl Glutamate, Polyacrylate Crosspolymer-6, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Xanthan Gum, Centella Asiatica Extract(100ppm), t-Butyl Alcohol, Sodium Hyaluronate(10ppm), Betula Platyphylla Japonica Bark Extract, Tocopherol, Hydrolyzed Hyaluronic Acid(1ppm), Camellia Sinensis Leaf Extract, Ginkgo Biloba Leaf Extract, Camellia Japonica Leaf Extract, Eruca Sativa Leaf Extract, Triticum Vulgare (Wheat) Sprout Extract, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Sprout Extract, Medicago Sativa (Alfalfa) Extract, Inositol, Hyaluronic Acid(0.01ppm)
SKIN1004 është një markë koreane e specializuar në produkte të kujdesit të lëkurës, me një përqendrim të veçantë në Centella Asiatica. Kjo bimë është e njohur për aftësitë e saj qetësuese dhe rikuperuese për lëkurën, duke ndihmuar në zvogëlimin e skuqjeve dhe inflamacionit të lëkurës. Marka e tyre "Madagascar Centella" përdor Centella Asiatica të mbjella në Madagascar, një zonë që njihet për cilësinë e bimëve të saj. Produktet e SKIN1004 janë të njohura për përdorimin e përbërësve natyralë dhe formulave qetësuese që ndihmojnë në mbajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të lëkurës. Ato ofrojnë një gamë të gjerë të produkteve, duke përfshirë maska fytyre, serume dhe produkte të përditshme për pastrim dhe hidratim të lëkurës.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Information
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE