SKIN1004 Madagascar Centella Air-Fit Suncream Plus SPF50+ PA++++ është një krem mbrojtës inovativ i dizajnuar për të ofruar një kombinim të shkëlqyer të mbrojtjes nga rrezet e dëmshme UV (filtra mineral) dhe njëtrajtësimit të tonit të lëkurës në një përfundim mat. Formulimi i tij i pasur me kompleksin Multi BSASM™, kombinim unik i 7 ekstrakteve bimore natyrale të njohura dhe të përdorura tradicionalisht në Azi për të përftuar një efekt qetësues të shpejtë dhe veçanërisht efikas. Nga ana tjetër formulimi me ekstrakt të bimës centella asiatica dhe Madecassoside, qetësojnë lëkurën e irrituar, duke bërë të mundur minimizimin e inflamacionit në të. Ka konsistencë të lehtë në trajtë qumështi i cili tonifikon natyrshëm lëkurën. I përshatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, por veçanërisht për atë të yndyrshme dhe me tendencë akneike.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: paraben, silikon, sulfate, fragranca artificiale & natyrale, vajra artificial & natyral.

*50ml

Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit "magjik"

Multi BSASM™, kstrakt të bimës centella asiatica, Madecassoside

Lista e plotë e përbërësve

Centella Asiatica (Gotu Kola) Extract(35.8%), Cyclopentasiloxane, Zinc Oxide, Butyloctyl Salicylate, Titanium Oxide, Propanediol, Benzotriazolyl Dodecyl p-Cresol, Coptis Chinensis Root Extract, PEG-10 Dimethicone, Niacinamide, Disteardimonium Hectorite, Butylene Glycol, Magnesium Sulfate, 1,2-Hexanediol, Caprylic/Capric Glycerides, Dimethicone, VP/Hexadecene Copolymer, Polymethylsilsesquioxane, Aluminum Hydroxide, Stearic Acid, Sorbitan Sesquioleate, Triethoxycaprylylsilane, Dimethicone Crosspolymer, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Dextrin, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Water, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Betaine, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Sodium Hyaluronate, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Rosa Damascena Flower Oil, Pentylene Glycol, Madecassoside, Citronellol, Geraniol, Linalool

SKIN1004 është një markë koreane e specializuar në produkte të kujdesit të lëkurës, me një përqendrim të veçantë në Centella Asiatica. Kjo bimë është e njohur për aftësitë e saj qetësuese dhe rikuperuese për lëkurën, duke ndihmuar në zvogëlimin e skuqjeve dhe inflamacionit të lëkurës. Marka e tyre "Madagascar Centella" përdor Centella Asiatica të mbjella në Madagascar, një zonë që njihet për cilësinë e bimëve të saj. Produktet e SKIN1004 janë të njohura për përdorimin e përbërësve natyralë dhe formulave qetësuese që ndihmojnë në mbajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të lëkurës. Ato ofrojnë një gamë të gjerë të produkteve, duke përfshirë maska fytyre, serume dhe produkte të përditshme për pastrim dhe hidratim të lëkurës.

SKIN1004 Madagascar Centella Air-Fit Suncream Plus SPF50+ PA++++

2,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI