BEAUTY OF JOSEON Relief Sun: Rice + Probiotics SPF50+ PA++++ ka pak kohë që ka dalë në treg dhe është bërë më i pëlqyeri në vetëm pak muaj në Korenë e Jugut, gjithashtu edhe në Perëndim! Ky krem SPF është i formuluar me filtra kimik dhe spektër mbrojtjeje maksimale SPF50+! Nga vetë emërtimi përbërësi kryesor i tij është 30% ekstrakt nga orizi dhe kompleksi i probiotikëve, të cilët e ushqejnë lëkurën dhe forcojnë barrierën natyrale të kësaj të fundit! Nga ana tjetër niacinamidet ofrojnë njëtrajtshmëri të tonit të lëkurës, zbehje të hiperpigmentimit dhe kujdesen për minimizimin në dukje të poreve, ndërsa adenosine së bashku me tocopherol-in ndihmojnë në parandalimin e shenjave të moshës! Ky krem është zgjidhja ideale për lëkurën sensitive, sepse përmban ekstrakt të gjethes së bimës Camellia Sinensis. Formula e tij është certifikuar nga 2 laboratorët më të famshëm dhe të veçantë në Korenë e Jugut dhe Spanjë. Ndjesia që lë pas aplikimit është e butë, duke ofruar kështu qetësim dhe njëtrajtshmëri të tonit të lëkurës. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive dhe me ekzemë. Ky produkt është jokomodogjenik, i sigurtë për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe për personat me akne fungale.

Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra artificial.

*50ml

Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit "magjik"

ekstrakt të kokrrizave të orizit, probiotikë, niacinamide, filtra kimik

Lista e plotë e përbërësve

Water, Oryza Sativa (Rice) Extract (30%), Dibutyl Adipate, Propanediol, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Polymethylsilsesquioxane, Ethylhexyl Triazone, Niacinamide, Methylene Bis-benzotriazolyl Tetramethylbutylphenol, Coco-caprylate/Caprate, Caprylyl Methicone, Diethylhexyl Butamido Triazone, Glycerin, Butylene Glycol, Oryza Sativa (Rice) Germ Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Lactobacillus/Pumpkin Ferment Extract, Bacillus/Soybean Ferment Extract, Saccharum Officinarum (Sugarcane) Extract, Macrocystis Pyrifera (Kelp) Extract, Cocos Nucifera (Coconut) Fruit Extract, Panax Ginseng Root Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Monascus/Rice Ferment, Pentylene Glycol, Behenyl Alcohol, Poly C10-30 Alkyl Acrylate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Decyl Glucoside, Tromethamine, Carbomer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, 1,2-Hexanediol,Sodium Stearoyl Glutamate, Polyacrylate Crosspolymer-6, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Xanthan Gum, Tocopherol, Lactobacillus/Rice Ferment, Aspergillus Ferment, Saccharomyces/Rice Ferment Filtrate

Beauty of Joseon është një markë për kujdesin e lëkurës e cila është frymëzuar nga bukuria e femrave gjatë Dinastisë Koreane Joseon. Gjatë asaj kohe gratë nga kjo Dinasti fokusoheshin shumë në kujdesin e lëkurës, për t'a pasur këtë të fundit shumë të pastër dhe të shëndetshme, dhe jo t'a mbulonin këtë të fundit me grim të rëndë. Sekreti i bukurisë së këtyre grave u rregjistrua në Gyuhap Chongseo, e cila konsiderohet si enciklopedia e bukurisë e Dinastisë Joseon e shkruar nga Yi Bingheogak, një studiuese femër e lindur nga një familje prestigjoze në vitet 1809, ku femrat përshkruheshin me një çehre të shëndetshme dhe të shndritshme. Kështu i interpreton dhe marka produktet e kujdesit të kujdesit të lëkurës, të cilat kryesisht fokusohen në kombinimin e magjisë së bimëve tradicionale që përmbajnë Hanbang (ilaçe bimore tradicionale Koreane), duke u bashkuar me përbërësit modernë të mbeshtetur sigurisht shkencërisht. 

Customer Reviews

Based on 2 reviews Write a review

BEAUTY OF JOSEON Relief Sun: Rice + Probiotics SPF50+ PA++++

1,300 ALL 2,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI