Krem mbrojtës ndaj diellit i dizenjuar në mënyrë inovative nga ISNTREE është ideal pasi të krijon mundësinë lehtësisht të riaplikohet përgjatë gjithë ditës. E sidomos ditëve të nxehta kur jemi në lëvizje! I formuluar me filtra kimikë, ky krem dielli përhapet lehtësisht në lëkurë duke mos lënë asnjë njollë të bardhë. I formuluar me 8 lloje të acidit hialuronik të cilët parandalojnë dehidratimin e lëkurës nga jashtë dhe brenda saj. Gjithashtu ka në përbërje derivate të ekstrakteve të bimëve të akullit për të ofruar hidratim, freski dhe për të qetësuar lëkurën. Ofron mbrojtje maksimale SPF 50+ PA++++ për të mbrojtur në mënyrë efektive lëkurën nga rrezet UVA dhe UVB. Duke bërë të mundur parandalimin e shenjave të moshës, forcimin e barrierës së lëkurës dhe mbajtjen në kontroll të yndyrës. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos për atë të thatë dhe sensitive.

Formula e tij është hipoalergjike dhe e testuar dermatologjikisht.

*22gr

Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit “magjik”

8 lloje të acidit hialuronik, derivate të ekstrakteve të bimëve të akullit, filtra kimikë

Lista e plotë e përbërësve

Water, Polyethylene, Propylheptyl Caprylate, C12-15 Alkyl Benzoate, Homosalate, Silica, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Neopentyl Glycol Diheptanoate, Vinyl Dimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Ethylhexyl Salicylate, Butylene Glycol, Synthetic Fluorphlogopite, Niacinamide, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Vinyl Dimethicone, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Ozokerite, Polyglyceryl-4 Diisostearate/Polyhydroxystearate/Sebacate, Pinus Pinaster Bark Extract, Bambusa Vulgaris Water, Mesembryanthemum Crystallinum Extract, Hibiscus Sabdariffa Flower Extract, Ceramide NP, Glycerin, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Laminaria Japonica Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Viola Mandshurica Flower Extract, Dioscorea Japonica Root Extract, Polyglyceryl-2 Dipolyhydroxystearate, Polyurethane-11, Glyceryl Caprylate, Sorbitan Sesquioleate, Sodium Hyaluronate, Adenosine, Astaxanthin, Pentylene Glycol, Sodium Acetylated Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Ascorbyl Propyl Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Triethoxycaprylylsilane, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, 1,2-Hexanediol

Ekipi i ISNTREE hyri në botën e përkujdesjes së lëkurës me hapjen e blog-ut të parë në Korenë e Jugut. Ata arritën një numër të madh ndjekësish falë informacioneve të detajuara për përbërës, formulime dhe produkte të Industrisë së Bukurisë. Në vitin 2012, pas një ekperiencë të gjatë dhe kërkesave të shumta të ndjekësve të tyre, ata krijuan produktet e tyre të para nën markën e tyre ISNTREE. Emri i markës e merr kuptimin nga bashkimi i tre fjalëve që tregojnë mbi filozofinë e saj: IS- island (ishull) N-nature (natyrë) TREE (Pemë). Synimi i ISNTREE është të sjellë për konsumatorët produkte me përbërës të pastër, të sigurt dhe të shëndetshëm për lëkurën duke nxitur bukurinë natyrale tek çdokush që i përdor.

ISNTREE Hyaluronic Acid Airy Sun Stick SPF50+ PA++++

1,400 ALL 3,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI