MISSHA Time Revolution Retinol 500 Wrapping Mask
MISSHA Time Revolution Retinol 500 Wrapping Mask
Nëse jeni në kërkim të një produkti që kujdeset për shenjat e para të moshës, teksturën jo të njëtrajtshme dhe mungesën e elasticitetit, MISSHA Time Revolution Retinol 500 Wrapping Mask është zgjedhja ideale. Kjo maskë inovative krijon një shtresë të hollë mbështjellëse mbi lëkurë, e cila ndihmon në ruajtjen e përbërësve aktivë dhe maksimizon efektin e tyre rigjenerues. Formula e saj përmban 500 IU Retinol, një derivat i fuqishëm i vitaminës A, i njohur për aftësinë e tij për të përmirësuar elasticitetin e lëkurës, për të lëmuar vijat e holla dhe rrudhat, si dhe për të përmirësuar teksturën dhe tonin e përgjithshëm të saj. E kombinuar me Kolagjen, Panthenol dhe përbërës hidratues, kjo maskë ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës, hidratimin afatgjatë dhe rikthimin e një pamjeje më të lëmuar dhe më rinore. Maska vepron intensivisht për të ushqyer dhe rigjeneruar lëkurën, ndërsa në mëngjes lëkura duket më e freskët, më e tendosur dhe me shkëlqim natyral. I përshtatet lëkurës normale, të thatë, mikse dhe mature, veçanërisht atyre që dëshirojnë të trajtojnë vijat e holla, humbjen e elasticitetit dhe shenjat e para të moshës.
*80ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe keni përfunduar rutinën tuaj merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë në mënyrë të barabartë. Sigurohuni që të shmangni zonat më të ndjeshme të fytyrës suaj, si zonë rreth syve dhe buzëve. Të mbahet 20-40 minuta.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
500 IU Retinol, Kolagjen, Panthenol,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Octyldodecanol, Polyvinyl Alcohol, Methylpropanediol, Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Algin, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Polysorbate 80, Polyglyceryl-10 Oleate, Pullulan, Sphingomonas Ferment Extract, Gardenia Florida Fruit Extract, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Lactobacillus/Punica Granatum Fruit Ferment Extract, Lactobacillus/Soybean Ferment Extract, Oryza Sativa (Rice) Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract, Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract, Beta Vulgaris (Beet) Root Extract, Brassica Oleracea Capitata (Cabbage) Leaf Extract, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Glycine Soja (Soybean) Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Anthemis Nobilis Flower Oil, Santalum Album (Sandalwood) Oil, Sodium Hyaluronate, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, Panthenol, Disteardimonium Hectorite, Sodium Polystyrene Sulfonate, Microcrystalline Cellulose, Ethylhexylglycerin, Tocopheryl Acetate, Allantoin, Pentaerythrityl Tetra-di-t-butyl Hydroxyhydrocinnamate, Adenosine, Cellulose Gum, Sodium Phytate, Dextrin, Retinol, Tocopherol, Kaolin, Hydrated Silica, Dipropylene Glycol, Hydrogenated Phosphatidylcholine, Ceramide NP, Cholesterol, Bifida Ferment Lysate, HDI/Trimethylol Hexyllactone Crosspolymer, Palmitic Acid, Stearic Acid, Glycerin, Lactobacillus Ferment, Caprylyl Glycol, Lactobacillus/Acerola Cherry Ferment, Lactobacillus Ferment Lysate, Lactococcus Ferment, Lactococcus Ferment Lysate, Leuconostoc/Radish Root Ferment Filtrate, Bifida Ferment Filtrate, Alcohol, Xanthan Gum, Phenylpropanol, Hydrolyzed Elastin, Hydrolyzed Collagen, Saccharomyces Ferment, Disodium EDTA, Bacillus Ferment, Limonene, Citronellol, Geraniol, Linalool
Marka
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.
ABIB PDRN Collagen Overnight Mask Firming Jelly
ABIB PDRN Collagen Overnight Mask Firming Jelly
ABIB PDRN Collagen Overnight Mask Firming Jelly është një maskë nate me teksturë xhelatinoze që mbështjell lëkurën me hidratim ndërsa flini. Formulimi i saj me Sodium DNA (PDRN), kolagjeni, Ceramide NP dhe një kompleks peptidesh ndihmojnë që lëkura të duket më elastike, e lëmuar dhe e ushqyer, ndërsa panthenoli, allantoin dhe centella ofrojnë qetësim të menjëhershëm për lëkurën e irrituar. Në mëngjes, lëkura duket më e freskët, më e hidratuar dhe më e butë në prekje. Është një zgjedhje ideale për lëkurë normale, të thatë ose mature; ndërsa për lëkurë mikse ose në të ydyrshme mjafton aplikimi i një shtrese më të hollë.
Formual e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, jokomedogjenike dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*80ml
Përdorimi
Aplikojeni në mbrëmje, në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë. Në mëngjes, pastrojeni fytyrën me larësin tuaj. Sipas dëshirës mund të përdoret edhe si krem hidratues në mëngjes apo mbremje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
PDRN (Sodium DNA), Kolagjen, Peptide, Ceramide NP, Panthenol, Acid Hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Glyceryl Polymethacrylate, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Diglycerin, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Butylene Glycol, Panthenol, Adenosine, Sodium Hyaluronate, Allantoin, Melia Azadirachta Flower Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Collagen, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Betaine, Propanediol, Sodium DNA, Pantolactone, Corallina Officinalis Extract, Centella Asiatica Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Ginkgo Biloba Leaf Extract, Benzyl Glycol, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Phyllostachys Pubescens Shoot Bark Extract, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Polyglyceryl-10 Laurate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Tripeptide-1, Hyaluronic Acid, Squalane, Copper Tripeptide-1, Acetyl Tetrapeptide-5, Palmitoyl Tripeptide-1, Hexapeptide-9, Hexapeptide-11, Acetyl Tetrapeptide-2, Palmitoyl Pentapeptide-4, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydrogenated Lecithin, Palmitoyl Tripeptide-5, Ceramide NP, Disodium EDTA
Marka
ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.
Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.
Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.
MEDICUBE EGF NAD Firming Gel Mask
MEDICUBE EGF NAD Firming Gel Mask
MEDICUBE EGF NAD Firming Gel Mask është një maskë hidroxheli për kujdes intensiv të lëkurës, e krijuar për të ndihmuar në përmirësimin e pamjes së elasticitetit, hidratimit dhe shkëlqimit. Formula kombinon EGF (SH-Oligopeptide-1), NAD (Nicotinamide Adenine Dinucleotide), Niacinamide, Adenosine dhe një kompleks të pasur me peptide, të cilët punojnë së bashku për një lëkurë me pamje sa më rinore. Formula plotësohet me Ectoin, kolagjen, Sodium Hyaluronate dhe përbërës të tjerë hidratues që ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe komfortit të lëkurës. Përmban gjithashtu përbërës antioksidues, si Glutathione dhe ekstrakte bimore, që plotësojnë kujdesin për lëkurën që duket e lodhur dhe pa vitalitet. Ajo që e bën maskën të veçantë është struktura e saj në formë hidroxheli, e ndarë në dy pjesë për t’u përshtatur më mirë me konturet e fytyrës. Gjatë aplikimit, maska bëhet gradualisht më transparente dhe më e hollë, ndërsa është projektuar të mbahet për rreth 1–3 orë, ose deri kur të bëhet transparente. Pas përdorimit, lëkura ndihet më e hidratuar dhe duket më e freskët e me shkëlqim, ndërsa me përdorim të rregullt formula ofron kujdes të fokusuar për pamjen e elasticitetit dhe vijave të holla. Është zgjedhja ideale për momentet kur lëkura ka nevojë për një trajtim intensiv hidratues, me një përvojë relaksuese të ngjashme me kujdesin spa në shtëpi.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*28gr
Përdorimi
Pasi të keni mbaruar me të gjithë rutinën tuaj, vendoseni maskën në lëkurë dhe mbajeni minimalisht deri 4 orë, derisa maska të kthehet në një shtresë transparente.
Këshillë: Për më shumë efekte dhe nëse nuk jeni person që lëvizni shumë gjatë gjumit, sugjerojmë që maska të mbahet gjatë gjithë kohës që ju flini.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
NAD+, EGF (sh-Oligopeptide-1), Kolagjen, Niacinamide, Ectoin, Peptide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Methylpropanediol, Acrylates/Ethylhexyl Acrylate Copolymer, Niacinamide, Chondrus Crispus Powder, 1,2-Hexanediol, Ceratonia Siliqua Gum, Theobroma Cacao Extract, Collagen, Betaine, Hydroxyacetophenone, Glucomannan, Allantoin, Cellulose Gum, Cyamopsis Tetragonoloba Gum, Potassium Chloride, Laureth-21, Dextrin, Adenosine, Ethylhexylglycerin, Nicotinamide Adenine Dinucleotide, Ectoin, Maltodextrin, Butylene Glycol, Lecithin, Tocopherol, Sodium Phosphate, sh-Oligopeptide-1, Dipotassium Glycyrrhizate, Tromethamine, Acetyl Hexapeptide-8, Ascorbic Acid Polypeptide, Quercetin, sh-Oligopeptide-2, sh-Polypeptide-1, sh-Polypeptide-10, sh-Polypeptide-11, sh-Polypeptide-3, sh-Polypeptide-59, sh-Polypeptide-9, Acetyl Octapeptide-3, Acetyl Tetrapeptide-2, Acetyl Tetrapeptide-3, Acetyl Tetrapeptide-5, Acetyl Tetrapeptide-9, Carnosine, Copper Tripeptide-1, Nonapeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tripeptide-5, Xanthan Gum, Parfum, CI 75470
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
Shfaq 39/39

