SUNGBOON EDITOR Silk Peptide EGF Intensive Ampoule

3,700.00 ALL 2,100.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Korrik 02 dhe Korrik 03.

Përshkrimi

Jeni gati për pak “pickim” me gjilpërë… pa asnjë gjilpërë? SUNGBOON EDITOR Silk Peptide Intensive Lifting Ampoule vjen me një aplikator inovativ në formë shiringe që krijon eksperiencën e një trajtimi profesional skincare. Tekstura e tij ka një formulim unik që shfaqet si “krimba” fije të vogla (“fije të vogla”) xheli, të cilat shkrihen menjëherë gjatë aplikimit në lëkurë, duke ndihmuar që formula të shpërndahet në mënyrë më efektive dhe të japë një glow të menjëhershëm. Formulimi i tij përmban kompleksin me Peptide, i cili ndihmon në stimulimin e prodhimit të kolagjenit dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Nga ana tjetër, kolagjeni i hidrolizuar ndihmon në përmirësimin e pamjes së lëkurës së varur dhe i jep asaj një efekt më të tërhequr dhe “plump”. Por nuk mbaron me kaq! Ylli i vërtetë i këtij formulimi është EGF (Faktori i Rritjes Epidermale), një përbërës revolucionar që punon në nivel qelizor për të përshpejtuar rigjenerimin e lëkurës, duke targëtuar rrudhat dhe duke riparuar barrierën e dëmtuar. Një trajtimi intensiv dhe i plotë që i duhet çdo lëkure që kërkon rigjenerim të thellë, riparim të barrierës dhe një shkëlqim të jashtëzakonshëm rinor!. I përshtatshëm për të gjithë tipologjitë.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.

*40ml

Përdorimi

Në rutinën tuaj të mbrëmjes, pasi të keni pastruar lëkurën dhe aplikuar tonerin dhe esencën, merrni një sasi të konsiderueshme me anë të shiringës dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Kompleks Peptidesh, Kolagjen i Hidrolizuar, Panthenol, Sodium Hyaluronate, Betaine, Ekstrakt Silk, Aminoacide, Adenosine, EGF

Lista e plotë e përbërësve

Silk Water, Butylene Glycol, Water, Glycerin, Methylpropanediol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, PPG-13-Decyltetradeceth-24, Carbomer, Tromethamine, Propanediol, Hydroxyethylcellulose, Adenosine, Chondrus Crispus Powder, Agar, Disodium EDTA, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Synthetic Fluorphlogopite, Panthenol, Betaine, Glycine Soja (Soybean) Peptide, Titanium Dioxide (CI 77891), Iron Oxide Red (CI 77491), Mica, Gellan Gum, Hydrolyzed Collagen, Magnesium Ascorbyl Phosphate, Centella Asiatica Extract, Artemisia Annua Extract, Lecithin, Houttuynia Cordata Extract, Bacillus/Folic Acid/Soybean Ferment Extract, Sodium Hyaluronate, Tin Oxide, Squalane, Ethylhexylglycerin, Hydrogenated Polyisobutene, Acetyl Glutamine, Copper Tripeptide-1, Caprylyl Glycol, Tocopherol, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Acetyl Hexapeptide-8, Palmitoyl Pentapeptide-4, Caffeoyl Hexapeptide-65, Gold, sh-Decapeptide-7, sh-Octapeptide-4, sh-Oligopeptide-9, sh-Pentapeptide-19, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Anemarrhena Asphodeloides Root Extract, Potassium Hyaluronate, sh-Oligopeptide-1, Collagen, sh-Polypeptide-1, sh-Polypeptide-11, sh-Oligopeptide-2, sh-Polypeptide-9.

Marka

SUNGBOON EDITOR është një markë koreane e skincare e njohur për formulat e saj inovative që kombinojnë teknologjinë moderne dermokozmetike me përbërës aktivë me origjinë natyrale. Marka fokusohet në krijimin e produkteve që adresojnë probleme specifike të lëkurës si poret e zgjeruara, humbja e elasticitetit, dehidratimi dhe balancimi i sebumit, duke ofruar rezultate të dukshme pa kompromentuar butësinë ndaj lëkurës. Produktet e SUNGBOON EDITOR karakterizohen nga tekstura moderne, formulime të pasura me ingredientë funksionalë si Vitaminat, Acidi Hyaluronik dhe ekstraktet botanike, si dhe nga qasja minimalistike “skin-first”, e cila synon të përmirësojë shëndetin dhe pamjen natyrale të lëkurës në mënyrë efektive dhe të sigurt edhe për lëkurat sensitive.

Shpërndani

3,700.00 ALL 2,100.00 ALL