-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
SKIN1004 Madagascar Centella Air-Fit Suncream Light SPF30 PA++++
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Korrik 05 dhe Korrik 06.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
SKIN1004 Madagascar Centella Air-Fit Suncream Light SPF30 PA++++ është një krem mbrojtës nga dielli me filtër 100% mineral (Zinc Oxide), i krijuar për të ofruar mbrojtje të përditshme ndaj rrezeve UVA dhe UVB, ndërkohë që qetëson dhe forcon barrierën e lëkurës. Formula e tij e lehtë përthithet lehtësisht pa lënë ndjesi të rëndë, duke e bërë të përshtatshëm për lëkurë normale, mikse dhe veçanërisht të ndjeshme ose me skuqje. Përbërësi kryesor, Centella Asiatica nga Madagaskari, ndihmon në qetësimin e irritimeve dhe rigjenerimin e lëkurës, ndërsa Niacinamide ndihmon në një ton më të njëtrajtshëm, përmirëson barrierën mbrojtëse dhe ndihmon në kontrollin e yndyrës. Formula pasurohet gjithashtu me ekstrakte bimore si Houttuynia Cordata dhe Portulaca Oleracea, të njohura për vetitë e tyre qetësuese dhe antioksiduese, si edhe me Adenosine, që ndihmon në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Pa parfum dhe pa vajra esencialë, ky krem është një zgjedhje e shkëlqyer për përdorim të përditshëm, sidomos për ata që preferojnë mbrojtje minerale dhe një formulë të butë për lëkurën.
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: PEW, alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale etj.
*50ml
Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit “magjik”
Centella Asiatica, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Aqua (Water), Zinc Oxide, Propanediol, Dicaprylyl Carbonate, Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Benzotriazolyl Dodecyl P-Cresol, Centella Asiatica Extract (29,400 ppm), Polyglyceryl-3 Distearate, Niacinamide, Caprylyl Methicone, C12-15 Alkyl Benzoate, 1,2-Hexanediol, Pentylene Glycol, Cetearyl Alcohol, Portulaca Oleracea Extract, Houttuynia Cordata Extract, Polyhydroxystearic Acid, Glyceryl Stearate, Hydrolyzed Jojoba Esters, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Triethoxycaprylylsilane, Glyceryl Stearate Citrate, Polyacrylate Crosspolymer-6, Methylpropanediol, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Adenosine, Polyether-1, T-Butyl Alcohol, Biosaccharide Gum-1, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid.
SKIN1004 është një markë koreane e specializuar në produkte të kujdesit të lëkurës, me një përqendrim të veçantë në Centella Asiatica. Kjo bimë është e njohur për aftësitë e saj qetësuese dhe rikuperuese për lëkurën, duke ndihmuar në zvogëlimin e skuqjeve dhe inflamacionit të lëkurës. Marka e tyre "Madagascar Centella" përdor Centella Asiatica të mbjella në Madagascar, një zonë që njihet për cilësinë e bimëve të saj. Produktet e SKIN1004 janë të njohura për përdorimin e përbërësve natyralë dhe formulave qetësuese që ndihmojnë në mbajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të lëkurës. Ato ofrojnë një gamë të gjerë të produkteve, duke përfshirë maska fytyre, serume dhe produkte të përditshme për pastrim dhe hidratim të lëkurës.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













