MILK TOUCH Tone On Blusher

1,500.00 ALL 1,200.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Korrik 02 dhe Korrik 03.

NUANCA
Përshkrimi

MILK TOUCH Tone On Blusher është një produkt inovativ dhe shumë i pëlqyer i kozmetikës koreane, i krijuar për t'i dhënë faqeve një ngjyrë të ëmbël, delikate dhe një shkëlqim të menjëhershëm natyral. Ky blush dallohet për teksturën e tij jashtëzakonisht të imët dhe të mëndafshtë, e cila shkrihet në mënyrë të përsosur me lëkurën pa krijuar vija dhe pa theksuar teksturën ose poret e fytyrës. Formulimi i tij përmban përbërës të cilët ndihmojnë në absorbimin e tepërt të sebumit, duke garantuar që ngjyra të qëndrojë e pastër, e freskët dhe e gjallë gjatë gjithë ditës, pa u zbehur apo pa u bërë me njolla.  Ky blush ka një aplikim tejet të lehtë që përthithet dhe fiksohet bukur, duke e bërë zgjedhjen perfekte për rutinën tuaj të përditshme nëse dëshironi atë efektin e famshëm korean të faqeve të freskëta dhe plot jetë.

*3gr

Përdorimi 

Aplikojeni me furce dhe skuqni mollëzat e faqeve. Përziejini menjëherë me majat e gishtave.

Përbërësit

Talc, Silica, Synthetic Fluorphlogopite, Titanium Dioxide (CI 77891), Calcium Titanium Borosilicate, Octyldodecyl Stearoyl Stearate, Phenyl Trimethicone, Magnesium Myristate, Dipentaerythrityl Hexahydroxystearate/Hexastearate/Hexarosinate, Diisostearyl Malate, Caprylyl Glycol, Triethoxycaprylylsilane, Iron Oxides (CI 77491), Glyceryl Caprylate, Ultramarines (CI 77007), Iron Oxides (CI 77499), Red 30 (CI 73360), Ethylhexylglycerin, Tin Oxide, Iron Oxides (CI 77492), Tocopherol

Marka

MILK TOUCH është një ndër brandet më të njohura dhe më virale të K-beauty, i krijuar në Kore në vitin 2019 nga influencerja e famshme koreane Hong Young-gi. Brandi u bë shumë shpejt i famshëm falë formulave të tij që kombinojnë makeup-in me kujdesin për lëkurën, duke ofruar produkte që jo vetëm zbukurojnë, por edhe ndihmojnë në hidratimin, qetësimin dhe përmirësimin e saj. MILK TOUCH karakterizohet nga tekstura të lehta, finish natyral dhe efekti i famshëm “glass skin”, ndërsa produktet e tij përmbajnë përbërës të njohur si niacinamide, Centella Asiatica, acid hialuronik dhe ekstrakte bimore që ndihmojnë në ruajtjen e një lëkure të shëndetshme dhe me shkëlqim. Brandi është bërë veçanërisht viral në TikTok dhe Instagram falë cushion-eve, lip tint-eve dhe produkteve skincare që japin rezultate të menjëhershme dhe pamje të freskët, dewy dhe shumë moderne.

Shpërndani

1,500.00 ALL 1,200.00 ALL