-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
Për shkak të fluksit të lartë të porosive, dërgesat mund të kenë vonesa 24–48 orë.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe durimin tuaj. Po punojmë që çdo porosi të dërgohet sa më shpejt. 💙
Popup Minimal
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
I'M FROM Mugwort Gel Cleanser
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Korrik 02 dhe Korrik 03.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
Një tjetër produkt ikonik në botën e K-Beauty për qetësimin e lëkurave problematike është I'M FROM Mugwort Gel Cleanser, një pastrues i butë me bazë xheli që ofron një zgjidhje perfekte për pastrimin e përditshëm. Ky produkt përmban 60% ekstrakt të pastër të bimës Mugwort (Artemisia) nga rajoni Ganghwa në Korenë e Jugut, e njohur botërisht për vetitë e saj të fuqishme anti-inflamatore, antibakteriale dhe qetësuese. Me një teksturë xheli transparent dhe të lehtë, ai kthehet në një shkumë të butë që pastron në thellësi poret, largon mbetjet e makeup-it dhe rregullon prodhimin e sebumit, pa shkaktuar asnjë irritim apo ndjesi tërheqjeje në lëkurë. Falë metodës së veçantë të nxjerrjes së ekstraktit (Cold Extraction), të gjitha vetitë ushqyese dhe shëruese të bimës ruhen të paprekura, duke ndihmuar në mbrojtjen dhe riparimin e barrierës së dëmtuar. Ky produkt bëhet ideal për t'u përdorur çdo ditë, pasi ka një pH të balancuar dhe përshtatet në mënyrë të përsosur me të gjitha tipet e lëkurës, e në veçanti me lëkurën me sensitivitet të lartë, lëkurën me tendencë akneike dhe të prirur ndaj inflamacioneve apo skuqjeve të shpeshta.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, ngjyrues artificial, fragrancë artificiale etj.
*150gr
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit "magjik"
60% ekstrakt të pastër të bimës Mugwort (Artemisia)
Lista e plotë e përbërësve
Artemisia Princeps Extract, Water, Sodium C14-16 Olefin Sulfonate, Lauryl Hydroxysultaine, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Caprylyl Glycol, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Sodium Chloride, Tromethamine, Hexadecene, Tetradecene, Sodium Sulfate, Artemisia Vulgaris Oil, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Disodium EDTA, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Dextrin, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Corallina Officinalis Extract
Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













