I'M FROM Mugwort Fluid Cream

2,800.00 ALL 2,200.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Korrik 02 dhe Korrik 03.

Përshkrimi

Për ju që jeni të interesuar për markat K-Beauty, shanset janë që të keni dëgjuar tashmë për markën I’M FROM. Marka shquhet me produkte unike, që bazohen në përbërës të njohur koreanë. Një nga produktet e tyre më të pëlqyera është edhe versioni fluid i linjës Mugwort.I'M FROM Mugwort Fluid Cream është një hidratues dhe qetësues ekstremisht i lehtë, i pasuruar me një përqendrim të lartë të ekstraktit të pastër të bimës Artemisia ose siç quhet ndryshe Mugwort. Kjo bimë medicinale njihet për efektet e saj të fuqishme detoksifikuese, anti-inflamatore dhe rigjeneruese për lëkurën, duke qenë ideale për qetësuar dhe reduktuar skuqjet dhe irritimet. Të gjitha këto veti mrekullibërëse, së bashku me përbërësit si beta-glucan dhe allantoin, e bëjnë këtë fluid të ndihmojë në riparimin e thellë të barrierës së lëkurës, duke e mbrojtur atë nga radikalet e lira dhe agresorët e jashtëm mjedisorë. Nga ana tjetër, formulimi i tij i pasur me ekstrakte bimore ushqen lëkurën pa e rënduar dhe minimizon dukshëm inflamacionin e shkaktuar nga aknet apo ndjeshmëria e lartë. Konsistenca e tij fluid, e ngjashme me një qumësht të hollë që përthithet në sekonda, e bën këtë produkt të përshtatshëm kryesisht për lëkurë mikse, të yndyrshme, të prirur ndaj akneve, si dhe për lëkurat shumë të ndjeshme që kanë nevojë për hidratim të thellë pa asnjë ndjesi rëndese.

Formula e tij është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate.

*50ml

Përdorimi

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Ekstrakt i pastër i bimës Artemisia (Mugwort)

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Propanediol, Polyglycerin-3, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Cetyl Ethylhexanoate, Caprylic/Capric Triglyceride, Artemisia Princeps Extract, Polyglyceryl-3 Distearate, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Tromethamine, Melia Azadirachta Leaf Extract, Carbomer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Maltodextrin, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Melia Azadirachta Flower Extract, Carbomer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP copolymer, Maltodextrin, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Melia Azadirachta Flower Extract, Dextrin, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Glyceryl Stearate Citrate, Methyl Dlisopropyl Propionamide, Xanthan Gum, Zinc PCA, Disodium EDTA

Marka

Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.

Shpërndani

2,800.00 ALL 2,200.00 ALL