-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
Për shkak të fluksit të lartë të porosive, dërgesat mund të kenë vonesa 24–48 orë.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe durimin tuaj. Po punojmë që çdo porosi të dërgohet sa më shpejt. 💙
Popup Minimal
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
I'M FROM Fig Cleansing Oil
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Korrik 02 dhe Korrik 03.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
Pastrues fytyre vajor
I'M FROM Fig Cleansing Oil është një vaj pastrues i butë dhe efektiv që përdoret për pastrimin e thellë të lëkurës, duke larguar make-up-in, SPF-në, yndyrën e tepërt dhe papastërtitë e grumbulluara gjatë ditës, pa dëmtuar barrierën natyrale të lëkurës. Me një teksturë të lehtë që shndërrohet në emulsion qumështor në kontakt me ujin, ky cleansing oil ofron një pastrim të plotë, por njëkohësisht shumë të butë dhe hidratues. Përbërësi kryesor i formulës është ekstrakti i fikut (Fig Extract), i njohur për vetitë e tij antioksiduese dhe hidratuese. Fiku është i pasur me sheqerna natyrale dhe lëndë ushqyese që ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë në lëkurë, duke e lënë atë më të butë, më të lëmuar dhe më elastike pas pastrimit. Falë teksturës së tij të lehtë dhe jo komedogjenike, ky vaj pastrues përthithet dhe shpëlahet lehtësisht, duke e lënë lëkurën të pastër, të freskët dhe të hidratuar, pa mbetje yndyrore. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën e thatë, normale, mikse dhe të yndyrshme që ka nevojë për pastrim të thellë por të butë. Gjithashtu është shumë i përshtatshëm për lëkurat sensitive, pasi nuk shkakton irritim dhe ndihmon në ruajtjen e hidratimit natyral të lëkurës.
Formula e saj është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*200ml
Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
Përbërësit "magjik"
ekstrakt i fikut (Fig Extract),
Lista e plotë e përbërësve
Ethylhexyl Palmitate, Sorbeth-30 Tetraoleate, Caprylic/Capric Triglyceride, Fragrance, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Calophyllum Inophyllum Seed Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Camellia Sinensis Seed Oil, Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Pueraria Lobata Root Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract
Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













