DR.MELAXIN Cemenrete Calcium Volume Cream

2,500.00 ALL 2,000.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Korrik 05 dhe Korrik 06.

Përshkrimi

DR.MELAXIN Cemenrete Calcium Volume Cream është një krem i formuluar për të rritur volumizimin, elasticitetin dhe qëndrueshmërinë e lëkurës, duke ndihmuar në reduktimin e shenjave të moshës. Ky krem fokusohet në hidratimin e thellë, duke e bërë lëkurën të duket më e plotë, më e lëmuar dhe më e shëndetshme. Përbërësit kryesorë që gjenden në formulim përfshijnë kompleksin e kalciumit (Calcium Complex) që ndihmon në përmirësimin e densitetit të lëkurës, kolagjenin e hidrolizuar për elasticitet dhe mbushje të lëkurës, acidin hialuronik për hidratim të thellë dhe ruajtje të lagështisë, si dhe niacinamide që ndihmon në ndriçimin dhe njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës. Gjithashtu përmban adenozinë për efekt anti-wrinkle dhe ekstrakte bimore me veti antioksiduese që mbrojnë lëkurën nga stresi oksidativ. Tekstura e tij është e pasur por absorbohet lehtë, duke e lënë lëkurën të ushqyer dhe të butë pa ndjesi të rëndë. I përshtatshëm për çdo tipologji. 

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe jo-komedogjenike. Nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

*50ml

Përdorimi

në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Kalcium kompleks, kolagjen i hidrolizuar, acid hialuronik, niacinamide, adenozinë, elastinë, peptide, ekstrakte bimore antioksiduese, ceramide, glicerinë

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Propanediol, Glycerin, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Cetyl Ethylhexanoate, 1,2-Hexanediol, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Cetearyl Alcohol, Methyl Hydrogenated Rosinate, Niacinamide, Polysorbate 60, Cyclopentasiloxane, Glycereth-26, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, Cyclohexasiloxane, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Hydrogenated Lecithin, Sorbitan Stearate, Coptis Japonica Root Extract, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Polyacrylate-13, Polyisobutene, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract, Ethylhexylglycerin, Polyglyceryl-4 Oleate, Hydrolyzed Gardenia Florida Extract, Hydrolyzed Malt Extract, Adenosine, Hydrolyzed Viola Tricolor Extract, Dextrin, Disodium EDTA, Polysorbate 20, Sorbitan Isostearate, Sodium Glycerophosphate, Ammonium Polyacryloyldimethyl Taurate, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Potassium Magnesium Aspartate, Calcium Gluconate, Magnesium Gluconate, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Fruit Extract, Tremella Fuciformis (Mushroom) Extract, Tabebuia Impetiginosa Bark Extract, Collagen Extract, Hydrolyzed Elastin

Marka

DR.MELAXIN është një brand korean skincare i njohur për formulat e tij inovative që kombinojnë përbërës aktivë me teknologji dermatologjike për të trajtuar problematika të ndryshme të lëkurës. Produktet e tij fokusohen në përmirësimin e teksturës, elasticitetit dhe shkëlqimit të lëkurës, duke ofruar trajtime intensive për pore, pigmentim, hidratim dhe shenja të moshës.

Brandi përdor përbërës të avancuar si peptide, retinol, niacinamide, kolagjen dhe teknologji spicule, të kombinuara me formula që synojnë të japin rezultate të dukshme pa irrituar lëkurën. DR.MELAXIN është veçanërisht i njohur për produktet e tij me efekt peeling, pore care dhe skin renewal, të dizajnuara për të ofruar rezultate të ngjashme me trajtimet profesionale në kushte shtëpie.

Shpërndani

2,500.00 ALL 2,000.00 ALL