-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
DR. ALTHEA Rapid Mild Acid Rescue Pore Pad
2,700.00 ALL
Çmimi për njesi / perPorosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 22 dhe Nentor 23.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
DR. ALTHEA Rapid Mild Acid Rescue Pore Pad janë pads eksfoliuese të pasura me esencë, të krijuara për të pastruar poret, për të kontrolluar yndyrën e tepërt dhe për të përmirësuar teksturën e lëkurës. Ato ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura dhe papastërtive që grumbullohen në pore, duke e lënë lëkurën më të pastër, më të lëmuar dhe me pamje më të njëtrajtshme. Sekreti i formulës qëndron te kombinimi i tre llojeve të acideve eksfoliuese: Salicylic Acid (BHA), që ndihmon në pastrimin e poreve dhe kontrollin e sebumit; Lactic Acid (AHA), që ndihmon në largimin e qelizave të vdekura dhe lëmimin e sipërfaqes së lëkurës; dhe Gluconolactone (PHA), që ofron eksfolim më të butë. Formula plotësohet me Zinc PCA, i cili ndihmon në balancimin e yndyrës së tepërt, si dhe Centella Asiatica Extracellular Vesicles, që kontribuojnë në kujdesin dhe qetësimin e lëkurës. Ekstraktet e hurmës, mollës, domates dhe bimëve të tjera ofrojnë përbërës antioksidues, ndërsa Glycerin ndihmon në ruajtjen e hidratimit. Një tjetër veçori është prania e Mentha Arvensis Leaf Oil dhe Menthoxypropanediol, të cilat japin një ndjesi freskie dhe ftohjeje gjatë aplikimit. Pads mund të përdoren në dy mënyra: si toner pad, duke kaluar butësisht diskun në fytyrë pas pastrimit, ose si maskë lokale duke e vendosur në zonat që kanë nevojë për kujdes për 5–10 minuta. Ideale për: Lëkurë mikse dhe të yndyrshme, me pore të bllokuara, pika të zeza, yndyrë të tepërt dhe teksturë jo të njëtrajtshme. Edhe pse formula është krijuar për eksfolim të butë, lëkurat shumë të ndjeshme duhet ta përdorin me kujdes dhe gradualisht.
Formula e saj është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.
*65 tamponë
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një nga tamponët e pambukut duke e mbajtur në anën më të ashpër të tij dhe masazhoni fytyrën dhe qafën, duke evituar zonën rreth syve. Në të njëjtën mënyrë, duke e kthyer nga ana e lëmuar, masazhoni edhe njëhërë fytyrën. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Këshillohet të përdoret në mbrëmje, 2 herë në javë, ose sipas nevojës.
Përbërësit "magjik"
Acid Salicilik, Acid Laktik, Glukonolakton (PHA), Zinc PCA, Centella Asiatica, Ekstrakt Hurmash, Ekstrakt Molle, Ekstrakt Domateje, Glicerinë, Vaj i Gjetheve të Mentes Japoneze, Menthoxypropanediol
Lista e plotë e përbërësve
Water,Glycereth-26,Propanediol,1,2-Hexanediol,Hydroxyacetophenone,Salicylic Acid,Tromethamine,Polyglyceryl-10 Laurate,Ethylhexylglycerin,Butylene Glycol,Disodium EDTA,Zinc PCA,Mentha Arvensis Leaf Oil,Diospyros Kaki Leaf Extract,Solanum Lycopersicum (Tomato) Fruit Extract,Centella Asiatica Callus Extracellular Vesicles,Gluconolactone,Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Extract,Menthoxypropanediol,Pyrus Malus (Apple) Fruit Extract,Lactic Acid,Glycerin,Caprylic/Capric Triglyceride,Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract,Hydrogenated Lecithin,Origanum Vulgare Leaf Extract,Salix Alba (Willow) Bark Extract,Cinnamomum Cassia Bark Extract,Lactobacillus/Soybean Ferment Extract,Portulaca Oleracea Extract,Scutellaria Baicalensis Root Extract,Adenosine Triphosphate,Nicotinamide Adenine Dinucleotide,Nicotinamide Mononucleotide,Resveratrol
ALTHEA është një markë koreane me plot kuptimin e fjalës… Domethënia e emrit të saj vjen nga: “Dr.”, që përfaqëson kërkimin shkencor dhe ekspertizën në procesin e krijimit të produkteve dhe “Althea”, lulja kombëtare e Koresë së Jugut, që përfaqëson vendin që frymëzon një qasje të re ndaj përkujdesjes së lëkurës. Themelimi i markës ka për qëllim kombinimin e estetikës së lartë dhe formulave inovative të produkteve. Këto formulime përmbajnë përbërës natyral, efektiv dhe të sigurtë, për të krijuar produkte me cilësi të lartë. Ndërkohë DR. ALTHEA zhvillon kërkime të hollësishme për të gjetur shkakun që qëndron mbrapa problematikave të ndryshme të lëkurës, duke i dhënë përgjigje me produktet e saj.
Shpërndani
2,700.00 ALL
Çmimi për njesi / perBEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE









