COSRX Aloe Soothing Sun Cream SPF50+ PA+++

1,900.00 ALL 1,000.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Maj 18 dhe Maj 19.

Gjatë ekspozimit në diell lëkura ka tendencën të dehidratohet lehtësisht pasi hidratimi avullon, ndaj nevojitet që kremi mbrojtës ndaj diellit të jetë sigurisht edhe hidratues. COSRX Aloe Soothing Sun Cream SPF50+ PA+++ përmban 55000 ppm ekstrakt të gjetheve aloe vera, e cila do të dhurojë freski dhe hidratim të thellë në lëkurë. Kjo përbërje parandalon dehidratimin gjatë ditës dhe plakjen e parakohshme të lëkurës. Ky krem ofron mbrojtje maksimale me faktorë mbrojtës SPF50+ PA+++ dhe është i formuluar me filtra kimik & fizik (dioksid titanium). Në këtë mënyrë arrin të bllokojë si rrezet UVA ashtu edhe ato UVB. Konsistenca e tij është e lehtë, nuk lë njollë të bardhë, dhe ndjesinë e ngjitjes dhe përthithet menjëherë nga lëkura. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, të dehidratuar, të thatë, por edhe për atë të yndyrshme sepse nuk e rëndon atë, dhe nuk bllokon poret. Ky krem ka kaluar të gjitha testimet rigoroze të kryera për indeksin e mbrojtjes ndaj rrezeve UV në Institutin e Kërkimeve të Dermatologjisë Koreane ashtu edhe në Institucionin Klinik të famshëm JS. HAMILTON, në Poloni.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: paraben, sulfate etj.

*50ml

Shpërndani