Cos De BAHA CN Serum

1,300.00 ALL 900.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Korrik 02 dhe Korrik 03.

Përshkrimi

Cos De BAHA CN Serum është një serum i formuluar për të përmirësuar tonin e lëkurës, për të reduktuar skuqjen dhe për të ndihmuar në kontrollin e sebumit të tepërt. Formula e tij kombinon përbërës me veprim antioksidues, qetësues dhe ndriçues, duke e lënë lëkurën më të balancuar dhe me pamje më të shëndetshme. Formula përmban 10% Niacinamide, një përbërës shumëfunksional që ndihmon në zbehjen e hiperpigmentimit, përmirësimin e tonit të lëkurës, kontrollin e sebumit dhe minimizimin e pamjes së poreve. Gjithashtu përmban 10% Kafeinë, e njohur për vetitë e saj antioksiduese dhe qetësuese, e cila ndihmon në reduktimin e skuqjes dhe mbrojtjen e lëkurës nga stresi oksidativ i shkaktuar nga faktorët e jashtëm. Formula pasurohet me Panthenol dhe Acid Hialuronik, të cilët ndihmojnë në hidratimin e lëkurës dhe forcimin e barrierës së saj mbrojtëse. Konsistenca e lehtë përthithet shpejt pa lënë ndjesi të yndyrshme ose ngjitëse. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën me pore të dukshme, hiperpigmentim, skuqje ose prodhim të tepërt të yndyrës.


Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.

*30ml

Përdorimi

Përdoret 1 herë në ditë (në mëngjes ose në mbrëmje) pas aplikimit të tonerit apo esencës. Aplikoni 1-2 pika në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

10% Niacinamide, 10% Kafeinë (Caffeine), Panthenol, Acid Hialuronik

Lista e plotë e përbërësve

Water/Aqua, Butylene Glycol, Caffeine, Niacinamide, Ethoxydiglycol, 1,2-Hexanediol, Betaine, Panthenol, Allantoin, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Ferulic Acid, Xanthan Gum, Carbomer, Tromethamine, Citric Acid, Polyglyceryl-10 Laurate, Artemisia Vulgaris Extract, Melissa Officinalis Leaf Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Extract, Rosa Damascena Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract

Marka

Marka Cos De BAHA është një markë koreano-jugore, e themeluar në vitin 2018. Edhe pse e re në treg, kjo markë ka një koleksion të gjerë produktesh, si: serume, toner dhe kremra të ndryshëm për kujdesin e lëkurës, të cilët adresojnë problematika të ndryshme. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA prodhohen në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave Korenë e Jugut. Produktet Best Seller dhe më të shitur të markës janë: serumi me acid azelaic, serumi me niacinamide dhe kremi me peptide. Produktet e kësaj marke janë të gjitha vegane, të testuara dermatologjikisht dhe nuk përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA  janë të prodhuara në Korenë e Jugut.

Shpërndani

1,300.00 ALL 900.00 ALL