-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
Cos DE BAHA AC Azealaic Acid & Hinokitiol Clear Skin Serum
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Korrik 12 dhe Korrik 13.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
Pas përdorimit të Cos DE BAHA AC Azealaic Acid & Hinokitiol Clear Skin Serum, siç e thotë edhe vetë emri i tij, do të arrini të keni një lëkurë të pastër plot shkëlqim brenda 24 orëve! Por si? Sigurisht këtë mrekulli e bën të mundur formulimi unik me 5% Acidit Azelaik, hinokitiol dhe retinol. Acidit Azelaik së bashku me retinolin ndihmojnë në trajtimin e akneve, përmirësojnë metabolizmin e qelizave të lëkurës si edhe reduktojnë në mënyrë efektive shenjat e moshës. Ndërsa, hinokitiol, i njohur ndryshe si Beta-Thujaplicin, është një përbërës organik i nxjerrë nga vajrat e pemës së kedrit të kuq perëndimor. Një përbërës i cili ka veti anti-inflamatore, antioksidante, antibakteriale, antifungale dhe anti-melanogjene. Vetitë e tij e lejojnë atë të qetësojë skuqjen inflamatore dhe njollat që shfaqen në gjendjen rosacea dhe nga aknet. Hinokitioli është gjithashtu një përbërës i shkëlqyer kundër plakjes së lëkurës. Për shkak se është një antioksidant i fuqishëm, ai lufton radikalet e lira nga rrezet UV, ndotjen dhe proceset inflamatore për të kufizuar dëmtimin e lëkurës që mund të shkaktojnë këto elemente. Ndërsa formulimi me 10% niacinamide, acid salicilik dhe ekstrakt të pemës së çajit "tea tree", ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura, shpërberjen e pikave të zeza dhe të bardha të krijuara nga bllokimi i poreve dhe sebumi i tepërt, por në të njëjtën kohë ndihmon në tkurrjen e poreve. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive, me tendencë skuqjeje dhe akneike.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Përdoret 3 herë në javë në mbrëmje. Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Prisni 10-25 min. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, dhe në ditën pasardhëse të aplikohet krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+.
Përbërësit "magjik"
Acidit Azelaik, retinol, hinokitiol, 10% niacinamide, acid salicinik dhe tea tree
Lista e plotë e përbërësve
Propylene Glycol, Purified Water, Niacinamide, Azelaic Acid, Polysorbate 20, 1,2-
Hexanediol, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Sodium Hyaluronate, Salicylic Acid, H
inokitiol, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Retinol, Disodium EDTA
Marka Cos De BAHA është një markë koreano-jugore, e themeluar në vitin 2018. Edhe pse e re në treg, kjo markë ka një koleksion të gjerë produktesh, si: serume, toner dhe kremra të ndryshëm për kujdesin e lëkurës, të cilët adresojnë problematika të ndryshme. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA prodhohen në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave Korenë e Jugut. Produktet Best Seller dhe më të shitur të markës janë: serumi me acid azelaic, serumi me niacinamide dhe kremi me peptide. Produktet e kësaj marke janë të gjitha vegane, të testuara dermatologjikisht dhe nuk përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA janë të prodhuara në Korenë e Jugut.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













