Ju duket sikur keni provuar çdo gjë dhe flokët tuaja vazhdojnë të jenë pa jetë e pa volum? Kërkimit tuaj i erdhi fundi. AROMATICA Rosemary Scalp 3-in-1 Treatment është zgjidhja e duhur për flokun e dëmtuar nga: stilimi i vazhdueshëm, lyerja, yndyra e tepërt, smogu, përdorimi i produkteve me përbërës që e thajnë dhe dobësojnë flokun.
Është një trajtim super i përqëndruar, që targeton shumë problematika njëherësh, dhe që me përdorimin e parë, bën “riparimin” e flokut, e forcon atë dhe krijon një shtresë mbrojtëse të padepërtueshme. Formulimi me proteina të qëndrueshme (proteina te hidrolizuara nga misri, gruri dhe soja), ushqen në thellësi kutikulat e dëmtuara të flokëve, duke i transformuar ato në elastike dhe të shëndetshme. Vajrat organikë te arganit dhe frutit babassu-s, i japin një shkëlqim vezullues dhe butësi flokëve. Grupi “Fantastic 5” që përbëhet nga panthenoli, kafeina, acidi hialuronik, biotina dhe taurina, riparojnë barrierën e dëmtuar të skalpit dhe kyçin brenda lagështinë e nevojshme. Rozmarina qetëson lëkurën e irrituar dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut, duke e lënë skalpin të pastër dhe të shëndetshëm. Këshillohet të përdoret në kombinim me shampon e të njejtës linjë AROMATICA Rosemary Scalp Scaling Shampoo.

Formula e saj është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për flokët, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale. 

*160ml

Pasi të keni shpëlarë shampon nga flokët, aplikojeni në gjithë gjatësinë e flokut, nga rrënja te majat. Lëreni për 2-3 minuta dhe shpëlajini mirë flokët.
Këshillë: Është më efektiv, nëse pas aplikimit vendosni një kapuç dushi, që flokët ta përthithin sa më mirë! 

Përbërësit "magjik"

96.3% përbërës natyral si: rozmarinë dhe kripë nga deti i vdekur i Izraelit

Lista e plotë e përbërësve

Sodium Chloride(Salt), Sea Salt(Dead sea salt), Rosmarinus Officinalis Leaf Extract(9.4%), Aqua, Pinus Densiflora Leaf Extract, Sodium Methyl Cocoyl Taurate(Coconut-derived cleanser), Butylene Glycol(Moisturizer), Glycerin(Plant-derived moisturizer), Coco-betaine(Plant-drevied cleanser), Lauryl Betaine(Plant-derived cleanser), Xanthan Gum(Protein fermentation moisturizing/thickening agent), *Rosmarinus Officinalis Leaf Oil, Propanediol(Plant-derived moisturizer), Ethylhexylglycerin(Emollient), Menthol(Skin refreshing agent), *Styrax Benzoin Gum(Benzoin oil), *Limonene(Ingredient in Citrus Aurantium Dulcis Peel Oil), Eclipta Prostrata Extract, Disodium EDTA(Stabilizer), Ocimum Basilicum Extract, Origanum Vulgare Leaf Extract, Zingiber Officinale Root Extract, *Citronellol(Ingredient in Pelargonium Graveolens Oil), Chamomilla Recutita Flower Extract, Verbena Officinalis Extract(Baobab oil), *Mentha Viridis Leaf Oil, *Geraniol(Ingredient in Pelargonium Graveolens Oil), *Pelargonium Graveolens Oil(Rose geranium oil), Linalool(Ingredient in Pelargonium Graveolens Oil), Guar Hydroxypropyltrimonium Chloride(Guar-derived hair emollient), *Citrus Aurantium Dulcis Peel Oil
*Naturally found in essential oil(s)

AROMATICA, si pionier i bukurisë së pastër dhe të sigurt në Korenë e Jugut, vazhdimisht hedh në treg produkte të sigurta,të shëndetshme dhe organike.
E themeluar nga Jerry Kim, një financier i njohur, që la pas jetën e mëparshme të luksit për të kontribuar pozitivisht në komunitet përmes arritjeve të tij në fushën e kozmetikës.
Kim, një person që kishte vuajtur gjithë jetën nga lëkura e thatë dhe sensitive, gjeti shpëtim në esencat bimore.
Ai kuptoi që deri në atë moment, çdo produkt që kishte përdorur përbëhej nga fragranca sintetike dhe përbërës të dëmshëm.
Jerry Kim ishtë ndër të parët aromaterapistë në Korenë e Jugut në vitin 2004, vit në të cilin ai themeloi AROMATICA-n, që është pjesë e “Vegan Society”.
E veçanta e kësaj marke është që lulet e bimët kalojnë në proces zierjeje, dhe ekstrakti u merret në mënyrë natyrale, si prodhoheshin parfumet dikur.

AROMATICA Rosemary Scalp 3-in-1 Treatment

1,500 ALL 2,600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI