AROMATICA Quinoa Protein Hair Ampoule është një ampulë në formë spray për flokët, me një formulim shumë të përqëndruar. Pjesë e linjës së trajtimit të flokëve me quinoa nga marka AROMATICA! Përbërja e saj e veçantë me ekstrakt quinoa dhe peptide, me një peshë të ulët molekulare (LPP), forcojnë kutikulat e dëmtuara të flokëve dhe i ushqejnë ato me proteina. Kjo ampulë i mbron flokët  nga rrezet UV të dëmshme të diellit. Përbërësi tjetër i quajtur tamarind (një hurmë indiane), ofron hidratim të thellë, për mos këputjen e flokëve, duke i lënë gjithashtu shumë të butë. Formulimi me 5 lloje vajrash organik, si: vaji nga fruti seabuckthorn, vaji pracaxi, vaji i bajames së ëmbël, vaji baobab dhe vaji i farave të lulediellit, mbrojnë kutikulat e flokut deri në 5 shtresa. Pas përdorimit të kësaj ampule flokët tuaj do të marrin jetë dhe do t'i ndjeni më elastikë dhe të shëndetshëm se kurrë më parë! Këtë ampulë dhe të gjithë linjën me quinoa e sugjerojmë më së shumti për flokë shumë të dëmtuar, të dekoloruar dhe bjondë. Për të përfituar një efekt maksimal, sugjerojmë që të përdoret së bashku me maskën e po të njëjtës linjë: AROMATICA Quinoa Protein Treatment Mask.

Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për flokët, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificale. 

*100ml

Pas larjes me shampoo dhe tharjes me peshqir, aplikojeni në gjatësinë e flokëve. Gjithashtu mund t’a aplikoni përpara përdorimit të pajisjeve stiluese, si: tharëse flokësh, pjastër etj., për të mbrojtur flokët nga dëmtimi i nxehtësisë. Mund të aplikohet edhe në flokë të thatë.

Përbërësit “magjik”

ekstrakt quinoa, peptide, tamarind (hurmë indiane) vaji Seabuckthorn, vaji Pracaxi, vaji i bajames së ëmbël, vaji Baobab dhe vaji i farave të lulediellit

Lista e plotë e përbërësve

97.4% Natural-derived ingredients

Chenopodium Quinoa Seed Extract, Cocos Nucifera Oil, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Decyl Cocoate, Glyceryl Stearate, Triethylhexanoin, Avena Sativa Protein Extract, Copper Tripeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Tripeptide-1, Ceramide NP, Hippophae Rhamnoides Oil, Pentaclethra Macroloba Seed Oil, Prunus Amygdalus Dulcis Oil, Adansonia Digitata Seed Oil, Helianthus Annuus Seed Oil, Tamarindus Indica Seed
Polysaccharide, Olus oil, Panthenol, Glycerin, Tocopherol, Coco-Caprylate/Caprate, Behentrimonium Chloride, Polyglyceryl-10 Laurate, Dipropylene Glycol, Hydroxyacetophenone, Polyglyceryl-10 Myristate, Caprylyl Glycol, Isopropyl Alcohol, "Lavandula Hybrida Oil, "Linalool, 'Aniba Rosodora Wood Oil, *Cananga Odorata Flower Oil, 'Pelargonium Graveolens Flower Oil, Aqua, Malt Extract, *Citronellol,
*Geraniol, 'Benzyl Benzoate, Dipotassium Glycyrrhizate, 12-Hexanediol *Naturally found in essential oil(s)

AROMATICA, si pionier i bukurisë së pastër dhe të sigurt në Korenë e Jugut, vazhdimisht hedh në treg produkte të sigurta,të shëndetshme dhe organike.
E themeluar nga Jerry Kim, një financier i njohur, që la pas jetën e mëparshme të luksit për të kontribuar pozitivisht në komunitet përmes arritjeve të tij në fushën e kozmetikës.
Kim, një person që kishte vuajtur gjithë jetën nga lëkura e thatë dhe sensitive, gjeti shpëtim në esencat bimore.
Ai kuptoi që deri në atë moment, çdo produkt që kishte përdorur përbëhej nga fragranca sintetike dhe përbërës të dëmshëm.
Jerry Kim ishtë ndër të parët aromaterapistë në Korenë e Jugut në vitin 2004, vit në të cilin ai themeloi AROMATICA-n, që është pjesë e “Vegan Society”.
E veçanta e kësaj marke është që lulet e bimët kalojnë në proces zierjeje, dhe ekstrakti u merret në mënyrë natyrale, si prodhoheshin parfumet dikur.

AROMATICA Quinoa Protein Hair Ampoule

1,500 ALL 2,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI