ANUA Barrier Reboot Intensive Cream

2,700.00 ALL 2,350.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 03 dhe Tetor 04.

Përshkrimi

ANUA Barrier Reboot Intensive Cream është një krem hidratues dhe riparues, i cili shërben për të qetësuar menjëherë lëkurën e irrituar, për të rikthyer hidratimin e thellë dhe për të forcuar barrierën mbrojtëse. I formuluar me Panthenol, Squalane, Ceramide NP, Cholesterol dhe Phytosphingosine, ky krem fokusohet në forcimin dhe mbështetjen e barrierës mbrojtëse të lëkurës, ndërsa ndihmon në ruajtjen e lagështisë dhe reduktimin e ndjesisë së thatësisë dhe tendosjes. Madecassoside dhe Allantoin plotësojnë formulën me veti qetësuese, duke ndihmuar lëkurën në reduktimin e irritimeve. Kombinimi i ceramideve dhe përbërësve hidratues krijon një bazë të pasur që ndihmon në mbështetjen e barrierës së dobësuar dhe në parandalimin e humbjes së tepërt të lagështisë. Tekstura kremoze krijon një shtresë mbrojtëse mbi lëkurë pa e lënë atë të ndihet e rënduar, duke e bërë veçanërisht të përshtatshëm për periudhat kur lëkura është shumë e thatë. Me përdorim të rregullt, lëkura ndihet më e hidratuar dhe më elastike, ndërsa sipërfaqja duket më e lëmuar dhe më e qetë. Është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurën e thatë dhe të dehidratuar, ndërsa për lëkurën normale ose të kombinuar mund të përdoret në sasi më të vogla, veçanërisht në zonat që kanë nevojë për hidratim shtesë.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, vegane, e patestuar në kafshë, dhe ka kaluar të gjitha testet e irritimit. Nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: sulfate, alkool, fragrancë artificiale, silikon etj. 

*100ml

Përdorimi

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit, dhe në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësish

Përbrësit

Përbërësi "magjik"

Pantenol, Squalan, Ceramide NP, Kolesterol, Madecassoside

Lista e plotë e përbërësve

Water, Hydrogenated Polydecene, Butylene Glycol, Glycerin, Caprylyl Methicone, Dimethicone, Propanediol, Squalane, Panthenol, Sorbitol, Cetyl PEG/PPG-10/1 Dimethicone, 1,2-Hexanediol, Tapioca Starch, Sodium Chloride, Olea Europaea Fruit Oil, Trehalose, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Dipropylene Glycol, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Hydrogenated Lecithin, Biosaccharide Gum-1, Cholesterol, Pentaerythrityl Tetra-Di-T-Butyl Hydroxyhydrocinnamate, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Pectin, Triisopropanolamine, Calcium Pantothenate, Phytosphingosine, Ceramide NP, Sphingolipids, Glycolipids, Tocopherol, Mevalonolactone, Madecassoside

Marka

Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.




 

Shpërndani

2,700.00 ALL 2,350.00 ALL