-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
A’PIEU Madecassoside Tetrasome CICA Cream
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 03 dhe Tetor 04.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
A’PIEU Madecassoside Tetrasome CICA Cream është një krem qetësues dhe hidratues, i krijuar për lëkurën e ndjeshme, të thatë ose të irrituar që ka nevojë për një kujdes më të sigurtë dhe intensiv. Formula kombinon Madecassoside me kompleksin CICA nga Centella Asiatica, duke ndihmuar në qetësimin e skuqjes dhe ndjesisë së irritimit, ndërsa ofron hidratim dhe ndihmon në rigjenerimin e lëkurës. Formula pasurohet me Niacinamide dhe Panthenol, të cilët ndihmojnë në njëtrajtësimin e lëkurës, ndërsa përbërësit e tjerë hidratues, si Glicerina dhe Sodium Hyaluronate, ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë. Përveç Madecassoside, kompleksi CICA përfshin edhe përbërës si Asiaticoside, Madecassic Acid dhe Asiatic Acid, për një kujdes të plotë qetësues. Tekstura është e lehtë dhe përthithet shpejt pa lënë ndjesi të rëndë apo yndyrore, duke e lënë lëkurën më të hidratuar. I përshtatshëm për: lëkurë të ndjeshme, të thatë, normale dhe të kombinuar, veçanërisht për lëkurë me skuqje, irritime ose barrierë të dëmtuar që ka nevojë për qetësim dhe hidratim intensiv.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe jo-komedogjenike. Nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*120ml
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht
Përbërësit "magjik"
Madecassoside, CICA, Niacinamide, Panthenol, Glicerinë, Sodium Hyaluronate,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Caprylyl Methicone, Niacinamide, Silica, Vinyl Dimethicone, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Glycerin, Pentylene Glycol, Centella Asiatica Leaf Extract, Lactobacillus Ferment Lysate, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Yeast Ferment Extract, Diglycerin, Dicaprylyl Carbonate, Caprylic/Capric Triglyceride, Diphenylsiloxy Phenyl Trimethicone, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Gluconolactone, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Cetearyl Olivate, Tromethamine, Sorbitan Olivate, Vinyl Dimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolyme, Palmitic Acid, C12-20 Alkyl Glucoside, Hydrogenated Lecithin, Ethylhexylglycerin, Madecassoside, Dipotassium Glycyrrhizate, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Adenosine, Sodium Phytate, Tocopherol, Asiaticoside, Madecassic Acid, Dipropylene Glycol, Asiatic Acid, C14-22 Alcohols, Carbomer, C12-16 Alcohols, Xanthan Gum
A’PIEU është një markë koreane e kozmetikës dhe kujdesit për lëkurën, e krijuar në vitin 2008 si një degë e markës së njohur MISSHA. Ajo fokusohet kryesisht në produkte për kujdesin e lëkurës dhe kozmetikën dekorative, të krijuara posaçërisht për femrat të moshës 20 deri në 30 vjeç. Produktet e A’PIEU janë të njohura për përdorimin e përbërësve të butë dhe efektivë, duke i bërë ato të përshtatshme edhe për lëkurën e ndjeshme. Marka shpesh bashkëpunon me figura të njohura nga animacionet, si Doraemon, Crayon Shin-chan dhe Rilakkuma, për të tërhequr vëmendjen e audiencës së saj të re. Produktet e A’PIEU përfshijnë një gamë të gjerë artikujsh, si maska, kremra dhe kozmetikë dekorative për fytyrën, si dhe produkte për kujdesin e flokëve. Ato janë të njohura për dizajnin e tyre tërheqës dhe përbërësit e butë, duke i bërë ato të përshtatshme për lëkurën sensitive.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE









