-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
SHISEIDO Fino Premium Touch Shampoo
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 08 dhe Qeshor 09.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
SHISEIDO Premium Touch Shampoo është "BESTSELLER" në kategorinë e shampove për flokë në Japoni. E formuluar për të pastruar butësisht flokët e thatë dhe të dëmtuar, ajo njëkohësisht i ushqen dhe i zbut, duke u fokusuar në rikthimin e butësisë, shkëlqimit dhe elasticitetit të fibrës së flokut pa e rënduar atë. Formula e saj përmban përbërës hidratues dhe zbutës si Royal Jelly Extract (ekstrakt i qumështit të bletës), Hydrolyzed Wheat Protein, si dhe agjentë hidratues si PCA dhe sorbitol, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe përmirësimin e strukturës së flokut. Gjithashtu përmban dimethicone, i cili krijon një shtresë të lehtë mbrojtëse që jep shkëlqim dhe lëmim, duke reduktuar frizz-in dhe duke e bërë flokun më të lehtë për t’u krehur. Ndërsa, formulimi me përbërës aktivë largon papastërtitë dhe yndyrën në mënyrë efektive, pa e tharë tepër flokun. Shampo-ja krijon një shkumë të butë dhe kremoze që pastron skalpin duke ruajtur balancën natyrale të hidratimit. E përshtatshme për flokë të thatë, të dëmtuar, të trajtuar ose me tendencë për t’u elektrizuar, duke i lënë flokët më të butë, më të lëmuar dhe me shkëlqim që nga përdorimi i parë.
Produkti është i testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për acarimin e skalpit.
*550ml
Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit "magjik"
Royal Jelly Extract (ekstrakt i qumështit të bletës), Hydrolyzed Wheat Protein, PCA, sorbitol, dimethicone
Lista e plotë e përbërësve
Water (Aqua), Sodium Laureth Sulfate, Cocamidopropyl Betaine, Cocamide MEA, Sodium Chloride, Sorbitol, Royal Jelly Extract, Hydrolyzed Wheat Protein, PCA (Pyrrolidone Carboxylic Acid), Dimethicone, Polyquaternium-10, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Sodium Benzoate, Citric Acid, Sodium Citrate, Fragrance (Parfum), Benzyl Alcohol, Linalool, Limonene
SHISEIDO është një kompani multinacionale japoneze, e themeluar në vitin e largët 1872. Cilësohet si një ndër kompanitë më të vjetra në botë në Industrinë e Bukurisë dhe renditet si kompania e pestë më e madhe në mbarë globin. Tashmë SHISEIDO shikohet si një institucion për përkujdesjen ndaj lëkurës dhe si një lider në kërkimet shkencore në fushën e dermatologjisë.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













