ISNTREE Hyper Retinol Ex 1.0 Serum është një serum i fuqishëm por njëkohësisht me formulë të butë, pasi përmban 1.0% retinol, 0.3% retinyl palmitate dhe 0.6% bakuchiol. Ky kombinim ofron përfitime të fuqishme në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës, reduktimin e vijave të holla dhe rrudhave, dhe trajtimin e hiperpigmentimit. Përmbajtja me retinyl palmitate dhe bakuchiol sjellin një kombinim të butë qetësues dhe stabilizues, duke lejuar retinolin të funksionojë më mirë dhe të rrisë tolerancën e lëkurës ndaj përbërësit. Nga ana tjetër, retinoli nxit prodhimin e qelizave të reja të lëkurës dhe rrit gjithashtu prodhimin e kolagjenit, duke premtuar një lëkurë më të lëmuar. Formulimi i këtij serumi përmban gjtihashtu 5 lloje të peptideve që kombinohen me ceramide, duke mundësuar hidratim të thellë dhe duke parandaluar tharjen e lëkurës pas përdorimit të retinolit, i cili shpesh ka si efekt anësor tharjen e lëkurës. Por nuk mbaron me kaq! Përmbajtja me kompleksin TECA e cila përfitohet nga Centella Asiatica dhuron qetësim të lëkurës, duke trajtuar çdo irritim ose skuqje në të. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, dhe i adresohet kryesisht shenjave të moshës.


Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.

*20ml

ISNTREE Hyper Retinol Ex 1.0 Serum

1,900 ALL 2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI