SULWHASOO First Care Activating Mask përmban 1/3 e esencës së serumit "bestseller" të linjës, SULWHASOO First Care Activating Perfecting Serum, të cilin mbi 400.000 konsumatorë e kanë ri-blerë minimalisht 10 herë. Është renditur si serumi nr.1 për efektin anti-moshë për 9 vite rradhazi! Ashtu si edhe serumi, kjo maskë është e formuluar me përbërës nga bimë medicinale koreane, si psh.: Milkvetch (lule astragalus) që nxit qarkullimin e gjakut, ekstrakti Dwarf Lilyturf (Ophiopogon Japonicus), dhe ekstrakti i bimës Licorice, të cilët rrisin bashkëveprimin e të gjithë përbërësve të formulës. Ekstrakti i Çajit Jeshil ndihmon në zhdukjen e hiperpigmentimit, lufton radikalet e lira dhe qetëson lëkurën. Sekreti i kësaj maske qëndron në përbërjen Jaum Balancing Complex, një koktejl i fuqishëm prej 5 bimësh medicinale të zgjedhura nga më shumë se 3000 të tilla të gjetura në studimet mjekësore koreane. Këto bimë janë: Lotus, Rehmannia, Peony, Solomon’s Seal (Polygonatum), Lili i bardhë. Është krijuar për t’u aplikuar menjëherë pas pastrimit të lëkurës nga larësi, që përtej benefiteve që mbart vetë produkti, arrin të nxjerrë në pah efektet e produkteve të tjera pasardhëse si serumi që do të përdorni në rutinën tuaj. Kjo maskë do t’ju rikthejë shkëlqimin e humbur në lëkurë, do t'ju ndihmojë në zbehjen e rrudhave dhe rikthimin e lagështisë në të.
*Shënim: Për blerje të produkteve të markës SULWHASOO, nuk përfitohen pikë në Programin e Besnikërisë, por mund të aplikohen në të kuponat e uljes.
*1 copë
*23gr
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht, që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
Jaum Balancing Complex
Lista e plotë e përbërësve
Water / Aqua / Eau, Glycyrrhiza Uralensis (Licorice) Root Extract, Propanediol, Butylene Glycol, Glycerin, Betaine, Camellia Sinensis Leaf Extract, 1, 2-Hexanediol, Nelumbo Nucifera Flower Extract, Polygonatum Officinale Rhizome/Root Extract, Rehmannia Glutinosa Root Extract, Paeonia Albiflora Root Extract, Lilium Candidum Bulb Extract, Juglans Regia (Walnut) Seed Extract, Bis- Peg-18 Methyl Ether Dimethyl Silane, Carbomer, Peg/Ppg-17/6 Copolymer, Portulaca Oleracea Extract, Peg-60 Hydrogenated Castor Oil, Honey / Mel / Miel, Tromethamine, Phenoxyethanol, Ophiopogon Japonicus Root Extract, Glyceryl Polymethacrylate, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Fragrance / Parfum, Dextrin, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Limonene, Ziziphus Jujuba Fruit Extract, Disodium Edta, Linalool, Citronellol, Biosaccharide Gum-1, Natto Gum
Marka prestigjoze SULWHASOO u krijua në vitin 1966 nga z.Suh Sung-whan. Themeluesi u njoh me rëndësinë e bimëve medicinale koreane gjatë fëmijërisë, teksa ndihmonte nënën e tij në biznesin e vajit esencial të bimës Camellia, e më pas gjatë viteve që kaloi në Universitetin e Mjekësisë Orientale Kyunghee, duke zhvilluar kërkime shkencore mbi krijimin e formulimeve sa më inovative. Pikërisht në filozofinë e markës së tij, shprehet dashuria dhe përkushtimi ndaj këtyre bimëve mrekullibërëse. Për SULWHASOO-n, bukuria ideale qëndron në mjekësinë bimore koreane e frymëzuar nga urtësia aziatike. Fokusi i produkteve të saj luksoze nuk është vetëm në trajtimin e shenjave të dukshme, por edhe në gjetjen dhe adresimin e shkaqeve të problematikave të shfaqura në lëkurë. Ndryshe nga kompanitë e tjera koreane të bukurisë, SULWHASOO i mbetet besnik produkteve të tij tradicionale dhe sjell gjatë gjithë kohës versione të përmirësuara të formulimeve. Shembujt më të mirë që përcjellin këtë qasje janë "First Care Activating Serum" që zhvillohet për më shumë se 20 vjet dhe linja "Concentrated Ginseng EX" që përmirësohet prej më shumë se gjysmë shekulli.