NEOGEN DERMALOGY Real Polish Honey & Sugar është një scrub për fytyrën i cili ndihmon në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës, duke mundësuar një pamje plot hidratim dhe shkëlqim. Formulimi i këtij produkti me propolis dhe sheqer ngjyrë kafe ndihmon në ushqyerjen e thellë të lëkurës, njëtrajtësimin e tonit të saj dhe në pamjen plot shëndet. Ndërsa 14 lloje të ndryshme vajrash formojnë një barrierë mbrojtëse mbi sipërfaqe të lëkurës, duke i mundësuar hidratim edhe në afatgjatë. Me vetëm njëherë përdorim ky scrub premton të keni lëkurë të butë, të lëmuar dhe plot shkëlqim.
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale.
*100gr
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, në lëkurë të thatë aplikoni scrub-in duke e masazhuar butësisht derisa të largojë qelizat e vdekura dhe papastërtitë. Më pas e shpëlani me ujë të vakët.
*Sigurohuni që ta përdorni vetëm në duar dhe fytyrë plotësisht të thatë.
Përbërësit "magjik"
propolis, sheqer kaf, 14 lloje vajrash natyral
Lista e plotë e përbërësve
Sucrose (27%), Glycerin, Caprylic / Capric Triglyceride, Dicaprylyl Carbonate, Phage-7 Glyceryl Cocoate, Diastereademonium Hectorite, Kan Candelilla Wax, a Xylene Agarose, 1,2-Hexane Diol, Purified Water, Propolis Extract, Honey Extract (0.01 Ppm), Polyacryl Amide, Dextrin, C13-14 Iso-Paraffins, Orange Peel O , Cacao Extract, Lychee Fruit Oil, Maltodextrin, Ethylhexyl Glycerin, Bergamot Oil, Sentenced Geranium Flower Oil, Laureth-7, Lavender Oil, Tea Tree Leaf Oil, Camellia Seed Oil, Mango Seed Oil, , Olive Oil, Tocopheryl Acetate, Grape Seed Oil, Lime Outpouring Oil, Clove Leaf Oil, Camphor Peel Oil, Butylene Glycol, Pearl Extract
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.