MIZON Peptide Ampoule Cream, është një krem shumë efektiv për përmirësimin e rrudhave dhe parandalimin e tyre. Kjo për faktin sepse ky krem është i formuluar me përbërës të fuqishëm antirrudhë të cilët, arrijnë të mimizojnë rrudhat aktuale dhe të parandalojnë krijimin e atyre të rejave! Nga vetë emri që ka ky krem ka përmbajtje peptidesh, të cilat në vetvete janë aminoacide me disa proteina shumë të nevojshme për lëkurën. Nga ana tjetër, formulimi me Tripeptidin ebakrit-1, i cili zvogëlohet në numër me kalimin e viteve, rrit sintezën e kolagjenit duke ndihmuar në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës ndërsa adenozina rikthen lagështinë dhe hidratimin e munguar duke forcuar barrierën mbrojtësen të saj. Menjëherë pas aplikimit ky krem siguron butësi dhe shkëlqim në lëkurë. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurave.
*50ml
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit, dhe në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
peptide, tripeptidin ebakrit-1,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Hydrogenated Olive Oil Lauryl Esters, Neopentyl Glycol Diheptanoate, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, Hydrogenated Poly (C6-14 Olefin), Cyclopentasiloxane, Cetearyl Alcohol, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, Palmitic Acid, Dimethicone, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Hydrolyzed Placental Extract, Stearic Acid, Cyclohexasiloxane, Cetyl Alcohol, Stearyl Alcohol, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Cetearyl Glucoside, Trehalose, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Tropolone, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Adenosine, Disodium EDTA, Allantoin, Betula Alba Juice, Rosa Damascena Flower Water, Propylene Glycol, Rubus Idaeus (Raspberry) Fruit Extract, Portulaca Oleracea Extract, Glucose, Alcohol, Hydrolyzed Extensin, 1,2-Hexanediol, Gentiana Lutea Root Extract, Achillea Millefolium Extract, Artemisia Absinthium Extract, Arnica Montana Flower Extract, Sodium Hyaluronate, Beta-Glucan, Potassium Sorbate
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja..Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.