MIZON Original Skin Energy Peptide 500, është një serum unik i cili do të ndihmojë në parandalimin e plakjes së hershme të lëkurës! Me një numër peptidësh 500, ky serum i fuqishëm do të ndihmojnë në transformimin e pamjes së lëkurës suaj duke stimuluar sintezën e kolgjenit dhe elastinës. Shtimi i adenozinës, acidit hialuronik dhe beta-glukan rrit veprimin e peptideve duke premtuar kështu një lëkurë më rinore dhe plot hidratim. Ka konsistencë të lehtë dhe përthithet butësisht, duke mos lënë aspak ndjesi ngjitjeje. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për mosha mature.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, slikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*30ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit "magjik"
peptide, adenozinë, acid hialuronik, beta-glukan
Lista e plotë e përbërësve
Water, Methylpropanediol, Butylene Glycol, Glycerin, Pentylene Glycol, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Propanediol, Ethylhexylglycerin, Copper Tripeptide-1, Adenosine, Beta-Glucan, Disodium EDTA, Centella Asiatica (Gotu Kola) Extract, Houttuynia Cordata Extract, Salvia Hispanica (Chia) Seed Extract, Caprylyl Glycol, Acetyl Hexapeptide-8, Phenoxyethanol
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.