MISSHA Super Aqua Cell Renew Snail Cream

4,800.00 ALL 4,700.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Maj 09 dhe Maj 10.

Nëse i përkisni trendit të K-Beauty mund të keni provuar/dëgjuar shumë herë për sekrecionin e filtruar të kërmillit. Markat koreane e lartësojnë dhe e mbrojnë atë për shkak të benefiteve të tij të mrekullueshme, riparuese dhe shëruese. Tashmë në çdo kompani inovative, sekrecioni i kermillit gëzon hapësirën e tij në variacione të ndryshme. Një ndër ato është edhe Super Aqua Cell Renew Snail Cream, i markës MISSHA. Një krem intensiv i formuluar me 3 përbërës kryesor, si: sekrecion i filtruar kermilli, ekstrakt i farës Baobab dhe molekula të pastra të ujit të thellë të detit. Një kombinim përfekt ku së bashku perqëndrohen për mbrojtjen dhe përmirësimin e lëkurës, duke i dhuruar kësaj të fundit vitalitetin e humbur. Përmban 70% koncentrat sekrecioni kërmilli për të shtuar hidratim intensiv, veti shëruese dhe qetësuese për një lëkurë të dëmtuar. Ndërsa, ekstrati i farave Baobab në bashkëveprim me molekulat e pastra të ujit të thellë të detit, ndihmojnë në balancimin dhe hidratimin e thellë të lëkurës nga thatësia. Nga ana tjetër, formulimi me glicerinë dhe ekstrakt kallus botanik, do të nxjerrë në pah një lëkurë më të re dhe të shndrritshme.

Për të përfituar efektet maksimale në lëkurë, sugjerojmë përdorimin e kremit së bashku me esencën e linjës: Super Aqua Ultra Hyalron Skin Essence. I përshtatshëm për lëkurë normale/të thatë dhe të dëmtuar.

Formula e tij është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate.

*52ml

Shpërndani