Pastrues fytyre në trajtë balm.

MARY & MAY Vitamin B.C.E Cleansing Balm është një larës në formë balm-i, për lëkurën i cili butësisht pastron makeup-in, largon filtrat e SPF-së, sebumin e tepërt dhe çdo papastërti. Edhe pse është një pastrues ai përmban 3 lloje të ndryshme vitaminash, si: 1.000 ppm vitaminë B, 5.000 ppm vitaminë C dhe 1.000 ppm vitaminë E. Kjo përbërje ofron butësi lëkurës, duke e ndjerë këtë të fundit shumë të butë e të lëmuar pas pastrimit. Bashkëveprimi i këtyre 3 vitaminave e bën të veçantë këtë larës. Vitamina B bllokon lagështinë dhe e mban lëkurën të hidratuar; vitamina C siguron pastrimin e thellë duke shpërbërë pikat e zeza dhe zbehur njollat kafe, ndërsa vitamina E falë efekteve hidratuese & antioksiduese, mban në kontroll shenjat e moshës. Ky balm është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, silikon.

*120gr

Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.

Përbërësit "magjik"

vitaminë C, vitaminë B, vitaminë E

Lista e plotë e përbërësve

Ethylhexyl Palmitate, Caprylic/Capric Triglyceride, Sorbeth-30 Tetraoleate, Polyethylene, Synthetic Beeswax, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Ascorbic Acid (5,000ppm), Panthenol (1,000ppm), Tocopherol (1,000 ppm), Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Glycerin, Butylene Glycol, Benzyl Glycol, Citrus Paradisi (Grapefruit) Fruit Extract, Malpighia Glabra (Acerola) Fruit Extract, Punica Granatum Fruit Extract, Malus Domestica Fruit Extract, Citrus Limon (Lemon) Fruit Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Juice, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Leaf Extract, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Fruit Water, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Flower Extract, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Extract, Raspberry Ketone, Purified Water, Ethylhexylglycerin, 1,2-Hexanediol, Fragrance

E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore.  

MARY & MAY Vitamin B,C,E Cleansing Balm

2,000 ALL 3,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI