MARY & MAY Tranexamic Acid + Glutathione Eye Cream falë përbërjes së veçantë që ka do të kthehet në kremin e syve të preferuar në rutinën tuaj! Ndoshta nuk e keni dëgjuar më parë, por ky krem përmban një përbërës shumë të veçantë që quhet acid tranexamic. Vitet e fundit ky përbërës është kthyer në një trend në industrinë e përkujdesjes së lëkurës, ku shumë kompani kanë prodhuar me të, produkte që i adresohen më së shumti hiperpigmentimit, rrathëve të zinj, shenjave të moshës dhe forcimin e barrierës mbrojtëse natyrale të lëkurës. Ky krem përmban 1000ppm acid tranexamic, ku do t'i adresohet rrathëve të zinj dhe rrudhave në zonën rreth syve dhe jo vetëm, por në të gjitha vijat e mimikës së fytyrës. Gjithashtu përmban edhe glutathione, i cili është një përbërës me veti të fuqishme antioksiduese, dhe luan një rol shume të rëndësishëm në mbajtjen e lëkurës të shëndetshme dhe të re. Ai tashmë nuk njihet vetëm për efektin e tij zbardhues në lëkurë, por edhe pse redukton ndjeshëm rrudhat e krijuara. Përbërja e këtij kremi nuk përfundon këtu, pasi përmban edhe vitaminë C, e cila gjendet me shumë vështirësi në produktet e kujdesit të zonës rreth syve. Kjo e fundit nxit prodhimin e kolagjenit dhe zbeh rrathët e zinj. Në vetëm 2 javë përdorim do të vëreni përmirësim të dukshëm të problematikave të sipërpërmendura.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për zonën rreth syve, si: alkool, paraben, sulfate.

*30gr/12g

Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve.

Përbërësit "magjik"

acid Tranexamic, glutathione, vitaminë C

Lista e plotë e përbërësve

Purified Water, Ethylhexyl Palmitate, Glycereth-26, Glycerin, Cetearyl Alcohol, Niacinamide, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Beeswax, Caprylic/Capric Triglyceride, Polyglyceryl-2 Stearate, Dipropylene Glycol, Isododecane, Glyceryl Stearate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Stearyl Alcohol, Glycol Stearate SE, Sodium Polyacrylate, Hydroxyacetophenone, Stearic Acid, Dimethiconol, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Hydrogenated Polydecene, Hydrogenated Lecithin, Tranexamic Acid (1,000ppm), Betaine, Glutathione (1,000ppm), Panthenol, Fragrance, Hippophae Rhamnoides Fruit Oil, Butylene Glycol, Adenosine, Sorbitan Isostearate, Caprylyl Glycol, Trideceth-6, 1,2-Hexanediol, Disodium EDTA, Sodium Hyaluronate, Ascorbic Acid

E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore. 

MARY & MAY Tranexamic Acid + Glutathione Eye Cream

1,500 ALL 2,100 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI