Nëse lëkura po humbet elasticitetin dhe po shfaq shenjat e para të moshës, mos u shqetësoni! Duhet thjesht të shtoni në rutinën tuaj serumin MARY & MAY Marine Collagen Serum! I formuluar me 95% kolagjen detar me masë molekulare shumë të vogël, ky serum arrin të depërtojë në të gjitha shtresat tuaja të lëkurës, duke mbushur çdo vijë të hollë. Kolagjeni detar është i ngjashëm me strukturën e vetë kolagjenit që gjendet në lëkurën e njeriut, duke e bërë kështu edhe më shumë efektiv përdorimin e tij! Menjëherë pas aplikimit të tij vërehet rritja e elasticitetit të lëkurës dhe rafinimi i shenjave të moshës! Gjithashtu dhe formulimi me adenosine, ia rrit vetitë antirrudhë këtij serumi! Dhe ajo çka do t'ju pëlqejë më së shumti, është fakti që ky serum ka konsistencë të lehtë dhe shumë ujore, saqë nuk do t'ju krijojë aspak bezdisje në lëkurë. Ky serum i përshtatet të gjitha tipet e lëkurës, duke iu adresuar kryesisht shenjave të moshës. Ky serum ka formulë jokomedogjenike dhe është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial dhe vajra esencial.
*30ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit "magjik"
kolagjen detar, adenosine
Lista e plotë e përbërësve
Hydrolyzed Collagen, Glycereth-26, 1,2-Hexanediol, Arginine, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Adenosine
E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore.