JUMISO All Day Vitamin Pure C 5.5 Glow Serum, siç e thotë edhe vetë emri i tij, është një serum ku do t'ju ndihmojë të keni një lëkurë që do të shkëlqejë dhe kështu do të merrni komplimente pafund! I formuluar me 5.5% vitaminë C të pastër (acid askorbik), ky serum targeton lehtësisht shenjat post-akne, hiperpigmentimin, shenjat e moshës dhe dehidratimin e lëkurës. Vitamina C njihet për vetitë e saj të fuqishme antioksiduese, të cilat mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira dhe dëmtimet e ndryshme qelizore. Veç kësaj, ky përbërës i mrekullueshëm nxit prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe parandaluar formimin e vijave të imëta. Nga ana tjetër formulimi i tij me Tokoferol dhe Ekstrakt Fruti Aronia bëjnë të mundur forcimin e barrierës së lëkurës si dhe ofrojnë qetësim ndaj çdo irrimi të mundshëm. Paketimi i këtij serumi është prej qelqi ngjyrë kafe për të minimizuar dekompozimin nga ajri dhe rrezet e diellit. Konsistenca e tij është e lehtë dhe përthithet menjëherë në lëkurë, duke mos lënë aspak ndjesi ngjitje ose rëndese. Ky serum përshtatet me të gjithë tipet e lëkurës.

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, fragrancë artificiale, paraben, vajra esencial.

 *30ml

Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

Acid askorbik, tokoferol dhe ekstrakti i frutit Aronia.

Lista e plotë e përbërësve

Aronia Melanocarpa Fruit Extract, Butylene Glycol,
Ascorbic Acid, Ascorbyl Glucoside, 1,2-
Hexanediol, Tromethamine, Alpha-Arbutin,
Sodium Hyaluronate, Glycerin, Polyglyceryl-10
Laurate, Polyglyceryl-10 Myristate, Xanthan Gum,
Tocopherol, Ferulic Acid


JUMISO është një filial i markës HELLOSKIN që ofron të gjitha llojet e maskave qetësuese dhe produkteve hidratuese të kujdesit të lëkurës, të cilat rinovojnë dhe ushqejnë lëkurën. Marka e ka marrë emrin nga fjalët koreane "ju", që do të thotë "të japësh" dhe "miso", që do të thotë "buzëqeshje" - emri i markës është mishërimi i përsosur i ndikimeve pozitive që kanë produktet e tyre dhe shërbimi ndaj klientit. Duke i dhënë përparësi kënaqësisë së klientit mbi të gjitha, kjo është një markë ku mund të gjeni produkte adresuar hiperpigmentimit, shenjave të moshës, mungesës së hidratimit si edhe mungesës së elasticitetit në lëkurë. Duke përdorur një shumëllojshmëri të gjerë përbërësish të provuar dhe të testuar si vitamina C, ekstrakti centella asiatica apo sekrecioni i filtruar i kërmillit, JUMISO ka arritur të krijojë formula të krijuara me mjeshtëri që i japin lëkurës tuaj një gjallëri krejtësisht të re. Ofrojini lëkurës shkëlqimin që meriton.

JUMISO All Day Vitamin Pure C 5.5 Glow Serum

2,200 ALL 2,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI