I'M FROM Ginseng Serum është një serum që përmban ginseng-u të kuq gjashtëvjeçar, me prejardhje nga qyteti Geumsan në Kore. Po, ky serum është një “mrekulli në një shishe”! Ka një përqendrim prej 7,98% të ekstraktit ginseng-u të kuq, i cili tashmë njihet si një përbërës bimor shumë efikas në përmirësimin e shenjave të moshës, pasi në përmbajtjen e tij ka sasi të bollshme të saponinave. Këto të fundit janë komponime natyrale që gjenden në të gjitha qelizat e bimëve bishtajore dhe kanë efekte antioksiduese, antiskeptike dhe anti-inflamatore në lëkurë, duke e mbrojtur atë nga dëmtimet e rrezeve të dëmshme UV. Nga ana tjetër, vaji i farës së ginseng-t panax (200 ppm) ndihmon në hidratimin dhe balancimin e sebumit të tepërt. Gjithashtu, kombinimi Adenozinë+Acid hialuronik, rikthen lagështinë dhe hidratimin e munguar, forcon barrierën mbrojtëse dhe ndihmon në lëmimin e rrudhave. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht asaj mature duke iu adresuar shenjave të moshës! Për të përfituar efektet maksimale, këshillohet të përdoret bashkë me kremin e syve të së linjës: I'M FROM Ginseng Eye Cream.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht  dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.

*30ml 

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.

Përbërësit “magjik”

Ekstrakt i bimës së ginseng-u të kuq, vaj i farës së ginseng-t panax (200 ppm), Acid hialuronik, adenozinë

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Betaine, Camellia Sinensis Leaf Extract, Panax Ginseng Root Extract, Bis-PEG-18 Methyl Ether Dimethyl Silane, Cyclopentasiloxane, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Oimethiconol, Ethoxydiglycol, Panax Ginseng Seed Oil, Hydroxyethylcellulose, Ethyl Hexanediol, Glyceryl Polyacrylate, Adenosine, Disodium EDTA, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Hyaluronic Acid, Ethylhexylglycerin, Glycyrrhiza Uralensis (Licorice) Root Extract, Paeonia Albiflora Root Extract, Phellodendron Amurense Bark Extract, Rheum Palmatum Root Extract, Angelica Pubescens Root Extract, Angelica Gigas Root Extract, Schizonepeta Tenuifolia Extract

Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.

 

I'M FROM Ginseng Serum

2,900 ALL 4,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI