Nëse jeni të shqetësuar për shfaqjen e shenjave të plakjes, ose nëse tashmë keni filluar të shihni efektet e moshës në fytyrën tuaj, atëherë Cos De BAHA Vm Vitamin C MSM Serum do t'ju ndihmojë në luftimin e shenjave të plakjes para dhe pas fillimit të tyre përmes mbrojtjes natyrale antioksiduese. I njohur ndryshe si "Minerali i Bukurisë së Natyrës", ky serum rikthen prodhimin e kolagjenit, ndihmon në përmirësimin e akneve por gjithashtu mund të zvogëlojë linjat e imta dhe rrudhat për një lëkurë të pastër, të butë dhe të lëmuar. Formulimi me vitaminë C së bashku me Acidin Hyaluronik Botanik dhe Vitaminën E, bashkëveprojnë për të synuar shenjat më të zakonshme të plakjes duke përfshirë qëndrueshmërinë, linjat e imëta, rrudhat, njollat e errëta dhe njollat e diellit.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*30ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësish, duke evituar zonën rreth syve. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Vitaminë C, Acidin Hyaluronik Botanik dhe Vitaminën E,
Lista e plotë e përbërësve
Aloe Barbadensis Leaf Extract, Propanediol, Sodium Ascorbyl Phosphate (Vitamin C), Glycereth-26, Dimethyl Sulfone, 1,2-Hexanediol, Betaine, Hydrogenated Lecithin, Tocopheryl Acetate, Ferulic Acid, Allantoin, Sodium Hyaluronate, Dipotassium Glycyrrhizinate, Hydroxyethylcellulose, Xanthan Gum, Citric Acid,*Camellia Sinensis Leaf Extract, *Sambucus Nigra Flower Extract,*Momordica Charantia Fruit Extract *Leontopodium Alpinum Extract *Mark: N.O.I.P 77%
Marka Cos De BAHA është një markë koreano-jugore, e themeluar në vitin 2018. Edhe pse e re në treg, kjo markë ka një koleksion të gjerë produktesh, si: serume, toner dhe kremra të ndryshëm për kujdesin e lëkurës, të cilët adresojnë problematika të ndryshme. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA prodhohen në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave Korenë e Jugut. Produktet Best Seller dhe më të shitur të markës janë: serumi me acid azelaic, serumi me niacinamide dhe kremi me peptide. Produktet e kësaj marke janë të gjitha vegane, të testuara dermatologjikisht dhe nuk përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA janë të prodhuara në Korenë e Jugut.