Cos De BAHA LS Lactic Acid 12.5 Serum i adresohet shenjave të moshës dhe hiperpigmentimit! Ky serum është krijuar për të ofruar eksfolim të përditshëm dhe të butë të lëkurës. Ka përbërje prej 12.5% acid laktik, ku zakonisht vjen nga qumështi, por edhe nga burime të tjera alternative vegane, si: niseshte, misri i fermentuar, panxhari, apo ushqime të tjera të pasura me sheqer. Acidi laktik ofron njëtrajtësim të tonit të lëkurës, shkëlqim dhe forcon barrierën mbrojtëse të saj. Nga ana tjetër përdorimi i këtij serumi bën të mundur minimizimin e vijave të holla, të rrudhave të thella dhe zbeh hiperpigmentimin. Ky përbërës vepron në sipërfaqe të lëkurës, ndaj dhe ndihmon në largimin e qelizave të vdekura duke premtuar një lëkurë më të butë dhe pastër. Nga ana tjetër formulimi i këtij serumi me ekstrakt të gjethes aloe vera dhe Camellia Sinensis, bën të mundur hidratimin dhe qetësimin e lëkurës ndaj çdo irritimi të mundshëm. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe atë sensitive.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë articiale, ngjyrues artificial

*30ml

Përdoret 1-3 herë javë pas aplikimit të tonerit apo esencës. Aplikoni 1-2 pika në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

*Këshillë: Duke qenë se ndjeshmëria ndaj acid laktik ndryshon nga një person në tjetrin, sugjerojmë që në fillim ta testoni produktin në një zonë të vogël para se ta përdorni. Për ta testuar, aplikoni një sasi të vogël, pas veshit ose nën mjekër dhe prisni 2-3 minuta. Nëse nuk shfaqet asnjë shqetësim, mund të vazhdoni përdorimin e tij pa asnjë shqetësim.

Përbërësit "magjik"

12.5% acid laktik, ekstrakt i gjethes aloe vera.

Lista e plotë e përbërësve

Aloe Barbadensis Leaf Extract, Lactic Acid, Propanediol, Sodium Citrate, 1,2-Hexa nediol, Arginine, Hydroxyethylcellulose, Camellia Sinensis Leaf Extract, Sambucus Nigra Flower Extract, Momordica Charantia Fruit Extract, Leontopodium Alpinum Extract. Mark: N.O.I.P 75%

Marka Cos De BAHA është një markë koreano-jugore, e themeluar në vitin 2018. Edhe pse e re në treg, kjo markë ka një koleksion të gjerë produktesh, si: serume, toner dhe kremra të ndryshëm për kujdesin e lëkurës, të cilët adresojnë problematika të ndryshme. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA prodhohen në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave Korenë e Jugut. Produktet Best Seller dhe më të shitur të markës janë: serumi me acid azelaic, serumi me niacinamide dhe kremi me peptide. Produktet e kësaj marke janë të gjitha vegane, të testuara dermatologjikisht dhe nuk përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA  janë të prodhuara në Korenë e Jugut.

Cos De BAHA LS Lactic Acid 12.5 Serum

1,300 ALL 2,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI