Keni lëkurë të dehidratuar, me tendencë skuqjeje dhe shpeshherë me shpërthime akneike? E gjithë kjo vjen si pasojë e një barriere mbrojtëse të dëmtuar dhe që mund të jetë në kolaps! Hapi i parë emergjent do të ishte forcimi i saj, sepse ajo është mbrojtja e parë që bën lëkura për bllokimin e faktorëve të jashtëm të dëmshëm, dhe bllokimi i lagështisë së nevojshme brenda saj. Përgjigjen për këtë problematikë, ne e kemi nëpërmjet kremit më të ri të dalë në treg nga BENTON Ceramide Cream! Kremi përmban 10000 ppm keramide, që konsistojnë në 5 lloje të ndryshme keramidesh, si: ceramide EOP, që mbron lëkurën nga faktorët e jashtëm, ceramide NS, që mban lagështinë e nevojshme në brendësi të lëkurës barrierën e saj, ceramide NP, që rrit elasiticitetin e lëkurës, ceramide AS që mbron barrierën nga dëmtimi i agjentëve të jashtëm dhe ceramide AP, që nxit rigjenerimin qelizor të lëkurës. Ky krem lehtëson kruarjen, shpërbën qelizat e vdekura, qetëson sensitivitetin dhe sigurisht ofron hidratim të thellë duke parandaluar formimin e vijave të holla dhe rrudhave. Nga ana tjetër kompleksi i lipideve *L22®, ndihmon në rigjenerimin e lëkurës dhe furnizimin e vazhdueshëm të saj me hidratim. Ndërsa panthenoli, trehalose, tocopherol (Vitaminë E) dhe ekstrakt nga bima Cynmachum Atratum, ofrojnë qetësim të lëkurës dhe minimizim të skuqjes. Kremi ka një aromë fantastike dhe delikate të nerolit. Përhapet lehtësisht në lëkurë duke mos lënë aspak ndjesi ngjitjeje. I përshtatshëm për lëkurën e thatë, të dehidratuar, dhe sensitive. 

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, vegane, e patestuar në kafshë, dhe ka kaluar të gjitha testet e irritimit. Nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: sulfate, alkool, fragrancë artificiale, silikon etj. 

*80ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

10000 ppm ceramide, kompleksin e lipideve *L22®

Lista e plotë e përbërësve

Aqua (Water), Propanediol, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, ethylpropanediol, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Bis-Diglyceryl Polyacyladipate-2, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil,Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Ceramide NP, Glyceryl Stearate, Glyceryl Stearate Citrate, Butylene Glycol, Trehalose, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Jojoba Oil/Macadamia Seed Oil Esters, Carbomer, Allantoin, Arginine, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, 1,2-Hexanediol, Tocopherol, Pentylene Glycol, Panthenol, Squalene, Hydrogenated Lecithin, Caprylyl Glycol, Citrus Paradisi (Grapefruit) Fruit Extract, Cetearyl Alcohol, Stearic Acid, Eriobotrya Japonica Leaf Extract, Sodium Phytate, Phytosteryl Macadamiate, Acorus Calamus Root Extract, Perilla Ocymoides Leaf Extract, Schisandra Chinensis Fruit Extract, Sucrose, Phytosterols, Citrus Aurantium Amara (Bitter Orange) Flower Oil, Cynanchum Atratum Extract, Mineral Salts, Ceramide NS (1,500ppb), Cholesterol, Phytosphingosine, Ceramide AS(500ppb), Ceramide AP(500ppb), Ceramide EOP(1ppb)

BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.

Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

BENTON Ceramide Cream

2,000 ALL 3,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI