SKINFOOD Carrot Caroten Daily Mask është më shumë se një maskë, është një përvojë e veçantë e përkujdesjes për lëkurën, e cila përfshin 30 maska "Sheet Mask" në një paketim të vetëm! E përsosur për ata që kërkojnë freski dhe qetësim të menjëhershëm, kjo maskë unike përmban β-karoten, një përbërës natyral i nxjerrë nga karota dhe vaji i farës së saj. Duke përdorur një teknikë të zhvilluar me përpikëri që prej viteve 1950, kjo formulë e avancuar ka aftësinë të qetësojë lëkurën dhe të forcojë barrierën mbrojtëse, duke minimizuar skuqjen dhe irritimet. Procesi i nxjerrjes së përbërësve aktivë siguron që të gjitha vlerat e karotës të transferohen plotësisht në lëkurën tuaj, duke i dhënë asaj një ndjesi freskie dhe vitaliteti. Nga ana tjetër, përbërës hidratues si glicerina dhe hialuronati i natriumit, do të ofrojnë hidratim të thellë, duke luftuar në mënyrë efektive thatësinë. Këto maska janë të përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive. Ky produkt është jokomedogjenik dhe i sigurtë për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, frangrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*30copë
*270g
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një tampon pambuku dhe masazhoni fytyrën dhe qafën. Në këtë mënyrë keni bërë të mundur largimin e çdo mbetje papastërtie. Nuk është e nevojshme të shpëlani fytyrën. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sigurohuni të mbyllni mirë kapakun e produktit, që tamponët të mbeten të lagësht dhe të pastër.
Përbërësit "magjik"
β-karoten, glicerinë, hialuronati i natriumit,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract, Glycerin, Beta-Glucan, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, C12-14 Pareth-12, Ethylhexylglycerin, Sodium Citrate, Undaria Pinnatifida Extract, Sodium Hyaluronate, Citric Acid, Sodium Phytate, Allantoin, Hydroxyethylcellulose, Maltodextrin, Saccharide Hydrolysate, Daucus Carota Sativa (Carrot) Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Pogostemon Cablin Oil, Lavandula Hybrida Oil, Salvia Officinalis (Sage) Oil, Artemisia Vulgaris Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.