-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
ROHTO MENTHOLATUM Melano CC Mask
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 11 dhe Prill 12.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
ROHTO MENTHOLATUM Melano CC Mask brenda në paketimin e saj përmban 28 copë maska “Sheet Mask” të vendosura njëra mbi tjetrën të cilat mund t'i aplikoni kurdoherë dëshironi. Esenca e këtyre maskave është e formuluar me vitaminë C dhe ekstrakt rrushi, dy përbërës të cilët ofrojnë njëtrajtësim të tonit të lëkurës dhe zbehje të njollave kafe, duke e lënë lëkurën të butë dhe plot shkëlqim! Këto maska gjithashtu balancojnë mbiprodhimin e sebumit, dhe ngadalësojnë prodhimin e tepërt të melaninës, duke reduktuar problemet dhe pasojat e mëvonshme të saj në lëkurë. Nga ana tjetër formulimi me glicerinë, ofron hidratim të thellë në të gjitha shtresat e lëkurës, duke forcuar kështu barrierën mbrojtëse natyrale të saj. Që në momentin e parë të aplikimit, maskat ofrojnë hidratim të thellë dhe butësi të lëkurës. Këto maska janë të përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë me tendencë hiperpigmentimi. Ky produkt është jokomedogjenik dhe i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e këtij produkti është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*28 maska
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-15 min, derisa maska të jetë thatë plotësisht. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
vitaminë C, ekstrakt rrushi, glicerinë
Lista e plotë e përbërësve
Water, glycerin, BG, 3-O-ethylascorbic acid (vitamin C derivative), tocopherol acetate (vitamin E derivative), ascorbic acid, lemon fruit extract, grapefruit fruit extract, glycyrrhizic acid 2K, Na citrate, PPG-6 decyl Tetradeces-30, citric acid, EDTA-2Na, xanthan gum, K hydroxide, ethanol, methylparaben, fragrance
ROHTO MENTHOLATUM është një kompani e njohur japoneze farmaceutike, me një prani të fuqishme në industrinë e kujdesit të lëkurës dhe shëndetësisë. E themeluar në vitin 1899, fillimisht marka u fokusua në zhvillimin e trajtimeve mjekësore pa recetë, dhe më vonë u zgjerua në kujdesin e lëkurës, duke u bërë një lider në të dy fushat. Gama e produkteve të ROHTO është mjaft e larmishme, duke përfshirë pika për sy, kremra mbrojtës ndaj diellit, trajtime kundër akneve dhe hidratues. Marka njihet për formulat e saj inovative, shpesh duke kombinuar përbërës tradicionalë japonezë me teknologji moderne.
Disa nga linjat e tyre më të njohura përfshijnë produktet për mbrojtjen nga dielli, balsamet për buzë dhe zgjidhjet për trajtimin e akneve, siç është seria “Acnes”. Shumë prej produkteve të tyre theksojnë efektin qetësues dhe freskues, shpesh duke përdorur mentol për vetitë e tij freskuese. Marka ka përqafuar gjithashtu trendet globale, duke e bërë gamën e saj të produkteve të disponueshme në mbarë botën.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE