MEDIHEAL The N.M.F Ampoule Mask (1.pc)

400.00 ALL 300.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Maj 14 dhe Maj 15.

MEDIHEAL The N.M.F Ampoule Mask është versioni i ri dhe i përmirësuar i maskës  MEDIHEAL N.M.F Aquaring Ampoule Mask REX. Funksioni kryesor i kësaj maske është hidratimi i thellë në të gjitha shtresat e lëkurës. Përbërja me N.M.F (Natural Moisturizing Factor), përmban acid hialuronik dhe ujë nga bima Witch Hazel, të cilët i ofrojnë lëkurës së thatë hidratim të menjëhershëm. Ndërsa përbërja me allantoin dhe trehalose sigurojnë një efekt lifting të lëkurës, për një pamje më rinore. Formulimi me niacinamide i kësaj maske, ofron njëtrajtësim të tonit të lëkurës dhe tkurr poret. Kjo maskë ndihmon në minimizmin e shenjave të moshës dhe lëmimin e tyre falë formulimit me kolagjen të hidrolizuar dhe arginine, një peptide e cila njihet për efektet e saj të mrekullueshme antirrudhë. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht adresuar shenjave të moshës. 

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm , si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.

*1 copë
*27ml

Shpërndani