Nëse lëkura juaj lufton me akne dhe njolla post-akne, maska MEDIHEAL Teatree Essential do të bëhet aleati juaj i besueshëm në këtë betejë! Kjo maske e formuluar me përbërës natyralë si vaj esencial i gjetheve të pemës së çajit dhe 4-terpineol, është krijuar për të ndihmuar në pastrimin e lëkurës, duke e bërë atë më të shëndetshme dhe më të ndritshme. Kompleksi inovativ Teatree Calming Biome™ i markës MEDIHEAL ofron një qetësim të menjëhershëm për lëkurën e irrituar, ndërsa pastron thellësisht poret nga papastërtitë dhe zbardh njollat. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, dhe veçanërisht efektive për ata që kanë prirje akneike, duke ofruar një trajtim të shkëlqyer dhe të lehtë në shtëpi.

Formula e saj është hipoalergjike, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate dhe fragrancë artificiale. 

*25ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

*Duke marrë në konsideratë që cikli i rigjenerimit qelizor të lëkurës është 4-javor, maska këshillohet të përdoret 2-3 herë në javë, për 4 javë. (Ky është një program intensiv që këshillon MEDIHEAL në përdorimin e maskave të saj).

Përbërësit "magjik"

vaj esencial i gjetheve të pemës së çajit, 4-terpineol, Teatree Calming Biome™

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Methylpropanediol, Propanediol, Hydroxyacetophenone, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Butylene Glycol, Panthenol, Allantoin, Betaine, Trehalose, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Lactobacillus Ferment, Adenosine, Disodium EDTA, Carbomer, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Arginine, Octyldodeceth-16, Xanthan Gum, Glycine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, 4-Terpineol, Sodium Polyacrylate, Sodium Chloride, Serine, Histidine, Alanine, Threonine, Proline, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Magnesium Chloride, Calcium Chloride

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

MEDIHEAL Teatree Essential

120 ALL 300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI