MEDIHEAL Pepta Lifting Ampoule Mask është një maskë e jashtëzakonshme që transformon lëkurën duke ofruar një hidratim të thellë dhe një pamje të shëndetshme. Kjo maskë përmban një kompleks unik me gjashtë lloje të ndryshme peptidesh, të cilat veprojnë  për të forcuar dhe hidratuar lëkurën. Peptidet janë njohur për aftësinë e tyre në stimulimin e prodhimit të kolagjenit, duke ndihmuar kështu në rritjen e elasticitetit dhe në reduktimin e shenjave të moshës, duke e bërë lëkurën të duket më rinore. Përveç peptidesh, kolagjeni i hidrolizuar në formulë ofron një forcim intensiv të strukturës së lëkurës, duke minimizuar pamjen e linjave të holla dhe rrudhave. Ky përbërës ka një aftësi të shkëlqyer për të përthithur lagështirën, duke e mbajtur lëkurën të hidratuar dhe të butë. Në përbërje të maskës është edhe pantenoli, i njohur për forcimin e funksionit të barrierës së lëkurës i cili ndihmon në ruajtjen e lagështisë, duke e bërë lëkurën më të lëmuar dhe më të shëndetshme. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, dhe targeton shenjat e moshës. 

*1 copë
* 25ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

*Duke marrë në konsideratë që cikli i rigjenerimit qelizor të lëkurës është 4-javor, maska këshillohet të përdoret 2-3 herë në javë, për 4 javë. (Ky është një program intensiv që këshillon MEDIHEAL në përdorimin e maskave të saj)

Përbërësit "magjik"

6 lloje peptidesh, kolagjeni i hidrolizuar, panthenol

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Polysorbate 80, Chlorphenesin, Allantoin, Carbomer, Tromethamine, Panthenol, Adenosine, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin, Sodium Polyacrylate, Fragrance, Caprylyl Glycol, Hydrolyzed Collagen, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-10 Laurate, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tripeptide-1, Hexapeptide-9, Acetyl Hexapeptide-8, Tripeptide-1, Copper Tripeptide-1

 

Marka

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

MEDIHEAL Pepta Lifting Ampoule Mask (1pc.)

60 ALL 150 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI