MEDIHEAL Hydra Soothing Mask është zgjidhja e përsosur për lëkurat që kërkojnë një hidratim të thellë dhe rigjenerues. Me një formulë të pasur me acid hialuronik, alantoinë dhe glicerinë, kjo maskë punon për të rihidratuar lëkurën nga shtresat më të thella deri në sipërfaqe, duke rikthyer balancën natyrale të lagështisë dhe duke e lënë atë të freskët, të butë dhe plot jetë. Acidi hialuronik ndihmon në tërheqjen dhe mbajtjen e lagështisë, duke e lënë lëkurën të hidratuar dhe të lëmuar, ndërsa alantoina qetëson irritimet dhe nxit rigjenerimin e qelizave. Glicerina ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës, duke e mbrojtur nga thatësia dhe faktorët e jashtëm. Kjo maskë është ideale për të gjitha tipet e lëkurës, por është veçanërisht e përshtatshme për lëkurën e thatë dhe të dehidratuar, e cila ka nevojë për një shtysë të menjëhershme të hidratimit dhe rigjenerimit.  

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm , si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.

*1 copë
*20ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

acid hialuronik, alantoinë, glicerinë

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Xylitylglucoside, Anhydroxylitol, Xylitol, Glucose, Carbomer, Allantoin, Xanthan Gum, Butylene Glycol, Polysorbate 80, Tromethamine, Adenosine, Disodium EDTA, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, 1,2-Hexanediol, Benzyl Glycol, Chlorphenesin, Fragrance

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

MEDIHEAL Hydra Soothing Mask (1pc.)

60 ALL 150 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI