MEDIHEAL Hyalu Moist Essence Mask është një përvojë e jashtëzakonshme për lëkurën, që bashkon fuqinë e 5 llojeve të acidit hyaluronik me përbërës të tjerë ushqyes për të ofruar një hidratim të thellë dhe një freski të menjëhershme, duke e lënë lëkurën  të ndihet e re dhe e shkëlqyer. Me veprimin e saj të avancuar anti-age, kjo maskë ndihmon në zbutjen e teksturës së lëkurës, duke i dhënë asaj një pamje të lëmuar dhe rinore. Formula e saj e veçantë krijon një barrierë të fuqishme hidratimi që parandalon humbjen e ujit dhe mban lagështinë brenda lëkurës, duke e mbajtur atë të freskët dhe të shëndetshme. Përbërësit aktivë të kësaj maske janë të formuluara për të parandaluar thatësinë dhe për të siguruar një ndjesi të rehatshme dhe freskuese gjatë gjithë ditës. Pas përdorimit, lëkura do të ndjehet më e butë, më e lëmuar dhe me një shkëlqim të natyrshëm.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, vajra esencial.

 *25ml
*1 copë

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

 5 lloje të acidit hyaluronik

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Polysorbate 80, Chlorphenesin, Carbomer, Allantoin, Tromethamine, Adenosine, Disodium EDTA, Butylene Glycol, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Fragrance, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Xylitylglucoside, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Anhydroxylitol, Benzyl Glycol, Xylitol, Glucose, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

MEDIHEAL Hyalu Moist Essence Mask (1pc.)

60 ALL 150 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI