Ofrojini lëkurës tuaj një efekt lifting, me anë të maskës MEDIHEAL Collagen Impact Essential Mask REX! Dihet që kolagjeni është shumë i domosdoshëm për organizmin, si edhe për lëkurën, e sidomos për ta patur atë sa më të tërhequr dhe rinore. Me kalimin e viteve ai reduktohet, dhe ndaj nevojitet përdorimi i produkteve të tilla në përkujdesjen e lëkurës. Kjo maskë "sheet mask" është e formuluar me kolagjen të hidrolizuar, elastinë të hidrolizuar dhe Cetyl Hexapeptide-8, që të furnizojnë të gjitha shtresat e lëkurës me hidratim, për të rigjeneruar qelizat e saj, dhe për të zvogëluar shfaqjen e rrudhave dhe vijave më të imëta. Pëlhura e maskës e përbërë me celulozë bamboo-je, formon një puthitje shumë të mirë mbi fytyrë, dhe në këtë mënyrë esenca e saj përthithet maksimalisht.  Teksa thahet maska, ajo merr ngjyrën e bardhë dhe ofron një ndjesi tërheqjeje për të krijuar efektin lifting! Pas aplikimit të saj do ju duket sikur keni bërë një trajtim profesional!

*1 copë
* 25ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

*Duke marrë në konsideratë që cikli i rigjenerimit qelizor të lëkurës është 4-javor, maska këshillohet të përdoret 2-3 herë në javë, për 4 javë. (Ky është një program intensiv që këshillon MEDIHEAL në përdorimin e maskave të saj)

Përbërësit "magjik"

kolagjen i hidrolizuar, elastinë e hidrolizuar, Cetyl Hexapeptide-8

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Collagen, Xanthan Gum, Carbomer, Panthenol, Trehalose, Betaine, Disodium EDTA, Butylene Glycol, Boswellia Serrata Resin Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Hydrolyzed Elastin, Wheat Amino Acids, Acetyl Hexapeptide-8, Portulaca Oleracea Extract, Aloe Barbadensis Leaf Juice, Beta-Glucan, Sodium Ascorbyl Phosphate, Allantoin, Polysorbate 80, Dipotassium Glycyrrhizate, Arginine, Tocopheryl Acetate, Ethylhexylglycerin, Fragrance

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

MEDIHEAL Collagen Impact Essential Mask REX

200 ALL 400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI