CENTELLIAN24+ Madeca Lab Mask Water Hydrating është një sheet mask (maskë prej pëlhure) me 100% pambuk, e njomur në esencë, që ofron hidratim të thellë. Formula e saj, me ceramide, acid hialuronik, ujë deti dhe panthenol, përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe përcjell më së miri ushqimin dhe esencën që maska mbart në vetvete. Përmbajtja me niacinamide ofron njëtrajtësim të tonit të lëkurës dhe zbehje të njollave kafe, duke e lënë lëkurën të butë dhe plot shkëlqim. Por, nuk mbaron me kaq! Ashtu si të gjithë produktet e markës CENTELLIAN24+, edhe kjo maskë përmban kompleksin TECA™️, i cili siguron qetësim për lëkurën e irrituar dhe ndihmon në zvogëlimin e skuqjes. Gjithashtu, nxit prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar elasticitetin dhe për të parandaluar formimin e rrudhave të vogla. Përbërja e pëlhurës me PlusSome, një mekanizëm përthithës i liposomeve kationike, ndihmon përbërësit e saj aktivë të depërtojnë thellësisht në lëkurë. Maska është e përshtatshme kryesisht për lëkurë të thatë dhe të dehidratuar. Ky produkt është jokomedogjenik dhe i sigurt për përdorim gjatë shtatzënisë.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale & natyrale.

*24ml
*1copë

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, vendosni me kujdes maskën dhe pasi të largoni filmin ( shtresën sipërfaqësore ) nga maska, vendoseni me kujdes në fytyrë.  Mbajeni të vendosur 10-20 minuta.

Përbërësit “magjik”

ceramide, acid hialuronik, ujë deti dhe panthenol,niacinamide, teca™️

Lista e plotë e përbërësve

Water, Methy|propanediol, Glycerin, Dipropylene Glycol, Niacinamide, Centella Asiatica Extract, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Chlorella Vulgaris Extract, Cyn anchum Atratum Extract, Althaea Rosea Flower Extract, Xylityiglucoside, Sea Water, Xylitol, Sodium Hyaluronate, Glucose, Butylene Glycol, Propanediol, Allantoin, Fructooligosaccharides, Fructose, Polyglyceryl-10 Laurate, Ceteareth-20, Adenosine, 1,2-Hexanediol, Hydrogenated Lecithin, Caprylic/Capric Triglyceride, Ceramide NP, Panthenol, Ethylhexyl Palmitate, Sacch aride Isomerate, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Salvia Sclarea (Clary) Oil, Citrus Aurantium Be rgamia (Bergamot) Fruit Oil, Anhydroxylitol, Phytosterols, Guar Hydroxypropyitrimonium Ch loride, Trihydroxystearin, Sodium Chloride, Citric Acid, Sodium Citrate, Sodium Bicarbonate, Calcium Chloride, Potassium Chloride, Glucomannan, Carbomer, Hydroxyacetophenone, Tro methamine, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Pentylene Glycol, Caffeine, Xanthan Gum, Di sodium EDTA, Limonene

Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.

CENTELLIAN24+ Madeca Lab Mask Water Hydrating

150 ALL 400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI