-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
BY WISHTREND Natural Vitamin C 21.5% Enhancing Sheet Mask
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 03 dhe Prill 04.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
BY WISHTREND Natural Vitamin C 21.5% Enhancing Sheet Mask është një maskë e përqendruar, e cila kombinon fuqinë e vitaminës C 21.5%, duke përfshirë ujin e Pemës Hippophae Rhamnoides dhe ujin e çajit jeshil Boseong. Kjo formulë ndihmon në reduktimin e njollave kafe, njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës dhe rritjen e shkëlqimit të saj. E pasur me vitaminë C të pastër, kjo maskë nxit prodhimin e kolagjenit, përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe redukton shenjat e moshës, si vijat e imëta dhe humbjen e shkëlqimit. Nga ana tjetër, përbërësit e saj të fuqishëm antioksidues luftojnë dëmtimin nga radikalet e lira, ndërsa kombinimi uji i Pemës Hippophae Rhamnoides dhe uji i çajit jeshil Boseong ndihmon në pastrimin e lëkurës nga toksinat, duke ofruar një efekt detoksifikues. Esenca e maskës përthithet shpejt dhe lë një ndjesi freskie, duke i dhënë lëkurës shkëlqim, butësi dhe një pamje të rigjallëruar, që vihet re menjëherë pasi të hiqni maskën.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, fragrancë artificiale.
*23ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht, që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
vitaminë C 21.5%, uji i Pemës Hippophae Rhamnoides, uji i çajit jeshil Boseong.
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Hippophae Rhamnoides Water, Camellia Sinensis Leaf Extract, Glycerin, Betaine, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Allantoin, Panthenol, Ethylhexylglycerin
By Wishtrend është një markë e njohur e kujdesit të lëkurës, e përfshirë në kompaninë udhëheqëse K-Beauty, Wishtrend. Kjo markë koreane ka një qëllim të qartë: ofrimi të produkteve inovative dhe cilësore për të adresuar shqetësime specifike të lëkurës, duke synuar të sjellë një pamje të shëndetshme dhe të freskët.
Produktet e By Wishtrend përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuara për të arritur rezultate të mira.
Një element i rëndësishëm është se të gjitha produktet e kësaj marke janë 100% të prodhuara në Kore, theksuar cilësinë dhe traditën e kujdesit të lëkurës koreane. Përdorimi i tyre mund të sjellë një përparim të dukshëm në pamjen dhe shëndetin e lëkurës.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE