Nëse keni probleme me hiperpigmentimin dhe dëshironi t’i ofroni lëkurës suaj një trajtim të plotë, ANUA Peach 70% Niacin Serum Mask është zgjidhja ideale. Kjo maskë përmban 70% ekstrakt pjeshke (Prunus Persica), një burim i pasur me vitamina dhe antioksidantë, që ndihmon në ruajtjen e freskisë dhe rinisë së lëkurës. Me 2% niacinamide, një formë e fuqishme e vitaminës B3, maska përmirëson strukturën e lëkurës duke forcuar barrierën mbrojtëse, zvogëluar pamjen e poreve dhe reduktuar hiperpigmentimin pas akneve. Formula e saj unike është e pasuruar me kompleksin inovativ Peach Yogurt (ekstrakt lulesh pjeshke dhe betainë salicilate) që kombinohet në mënyrë harmonike me vitaminën B12 dhe acidin hialuronik për të ofruar ushqim dhe hidratim të thellë.Nga ana tjetër, kjo maskë prej pëlhure bambuje është e zhytur në esencë të bollshme, duke dhuruar freski dhe rigjenerim të plotë për çdo cepë të lëkurës.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale & natyrale.

*25ml
*1copë

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht, që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

70% ekstrakt pjeshke (Prunus Persica), 2% niacinamide, Peach Yogurt, vitaminë B12, acid hialuronik

Lista e plotë e përbërësve

Prunus Persica (Peach) Fruit Extract(70%), Water, Glycerin, Methylpropanediol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Lactobacillus Ferment, Phellinus Linteus Extract, Vincetoxicum Atratum Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Althaea Rosea Flower Extract, Camellia Sinensis Seed Oil, Yeast Ferment Extract, Safflower Seed Oil, Salvia Hispanica Seed Oil, Prunus Persica (Peach) Flower Extract, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Hydroxyacetophenone, Polypropanediol, Butylene Glycol, Allantoin, Tromethamine, Polyglyceryl-10 Isostearate, Polyglyceryl-10 Oleate, Sodium Phytate, Cyanocobalamin, Ethylhexylglycerin, Panthenol, Caprylic/Capric Triglyceride, Betaine Salicylate, Hydrogenated Lecithin, Linoleic Acid, Linolenic Acid, Sucrose Palmitate, Ceramide NP, Carbomer, Fragrance

Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.

ANUA Peach 70% Niacin Serum Mask

350 ALL 700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI