ANUA Heartleaf 80% Moisture Soothing Ampoule Mask është një maskë prej pëlhure e formuluar me ekstrakt të gjethes së heartleaf, me një përmbajtje të lartë prej 80%. Kjo formulë unike është krijuar për të dhënë një ndjesi qetësuese për lëkurën e irrituar dhe të ndjeshme, duke rikthyer ekuilibrin e sebumit dhe lagështisë. Gjithashtu, kjo maskë jo vetëm që hidraton thellë, por ndihmon edhe në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës, duke e mbrojtur atë nga faktorët e jashtme. E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, me efekt të veçantë qetësues për lëkurën sensitive, duke lënë pas një ndjesi freskie dhe rigjenerimi.
*27gr
*1 copë
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 20-30 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
80% ekstrakt të gjethes së heartleaf,
Lista e plotë e përbërësve
Houttuynia Cordata Extract (80%), Butylene Glycol, Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Cellulose Gum, Carbomer, Allantoin, Polyglyceryl-10 Laurate, Citric Acid, Arginine, Disodium EDTA, Betaine, Panthenol, Biosaccharide Gum-1, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Ethylhexylglycerin, Sodium Hyaluronate, Dextrin, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate
Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.